Qytetaret Kolegji Zgjedhor vendosi drejte
“Ligji qëndron mbi gjithçka”. E në këtë pikë vendimet që marrin institucionet e drejtësisë nuk duhen kundërshtuar, pasi ato janë të pavarura dhe qëndrojnë mbi palët politike. Këtë mendim kanë qytetarët e Tiranës të cilët e kanë parë si të drejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor për procesin e vlerësimit të votave të hedhura në kutitë për funksione të tjera.
Sipas qytetarëve të Tiranës, nëse votat janë të vlefshme duhen llogaritur. Proçesi i votimit për Bashkinë e Tiranës në këndvështrimin e tyre ishte i komplikuar e gjithkush mund të gabojë thonë ata të cilët për të argumentuar mendimin e tyre sjellin në vëmendje Presidentin e Republikës i cili në mënyrë aksidentale votën e tij e hodhi në kutinë e gabuar.
Qytetarët e Tiranës dhe faktori ndërkombëtar ndajnë të njëjtin mendim për respekt ndaj institucioneve të drejtësisë dhe për njohje të vendimeve te tyre.