E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet i dyshuari i 2-të i vrasjes së biznesmenit

Identifikohet i dyshuari i dytë i vrasjes së biznesmenit Spartak Spaho në Fier. Duke iu referuar të dhënave të policisë, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Enea Hyka, 28-vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Agim Hyka, të kenë vrarë biznesmenin.

Në muajin dhjetor, ky i fundit ka rënë në prangat e  policisë nën akuzën e vrasjes me paramendim.

Biznesmeni Spaho u vra në datën 2 dhjetor të vitit 2011 me breshëri plumbash në qytetin e Fierit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas policisë mendohet se motivi i vrasjes është hakmarrja, ndërsa ka nisur kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›