E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përkujton Aleks Nikën: Drejtësia për 21 janarin, jetike

“Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit, Aleks Nika, pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit lehtësim për shpirtrat e tyre”, shkruan Rama në “Twitter”.

“Vizitë në shtëpinë e Aleksit, në respekt të traditës dhe të familjes Nika, ku sot priten të afërm e miq dhe prej një viti pritet drejtësi. Drejtësia për 21 janarin është jetike, për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve themelor për Bashkimin Evropian”, shtoi Rama.

Aleks Nika nga Lezha, babai i dy fëmijëve që u plagos pasditen e 21 janarit ndërroi jetë me 5 shkurt si pasojë e plagëve të rënda./Start/

                                                                                             2012-02-05 12:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›