E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Modeli ynë ekonomik, vetëm në standarde liberale

Në mbyllje të vizitës së tij në Mynih ku mori pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë, kreu i qeverisë në një prononcim për TVSH- në u shpreh se konferenca në sesionin e pasdites së djeshme pati si temë kryesore krizën ekonomike dhe ajo që spikati, sipas Berishës, ishte modeli ekonomik i Shqipërisë.

“Shqipëria në katër vitet e fundit të marra së bashku, ka pasur një rritje ekonomike prej 18 për qind, rritje në distancë më të lartën në Evropë. Ky model ka nevojë të përsoset më tej”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit, përsosja do të mundësohet falë standardeve të tjera liberale dhe në këtë kontekst analizohen dy modele: ai i bazuar në një faturë shumë të madhe sociale dhe taksat të larta, si dhe modeli i nxitjes dhe rritjes ekonomike.

“Vizioni apo mësimi që nxirret është që të bëjmë gjithçka për të nxitur rritjen ekonomike, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që kemi në vend për ta nxitur atë, për të zgjeruar hapësirën, për të vazhduar përpjekjet për një zhvillim të gjelbër të vazhdueshëm të Shqipërisë”, tha Berisha.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-05 15:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›