Demi Moore vendos të kurohet në klinikën në Utah
Aktorja Demi Moore më në fund ka vendosur që të kurohet. Ndërsa kohët e fundit është përmëndur dhe nga shtypi i huaj se ndarja i shkaktoi një lloj paniku, aktorja nuk e pranonte një fakt të tillë, ndonëse shëndeti i saj dita- ditës po rëndohej.
Në sajë të insistimit të aktorit të famshëm Bruce Willis, njëkohësisht babait i fëmijëve të saj, ajo do i nënshtrohet një trajtimi pas shkaktimit të stresit. Thuhet se ka qënë babai i tre fëmijëve Bruce Willis, i cili gjithmonë shumë i shqëtësuar për gjëndjen shëndetësore të ish-gruas, e ka bindur atë që ti nënshtrohet një trajtimi.
Duke u ndalur tek E!News, thuhet se aktorja 49-vjeçare pas problemeve që pati pas ndarjes me aktorin 33-vjeçar Ashton Kutcher është shtruar në klinikën “Cirque Lodge” në Utah, pasi ka probleme me mënyrën e të ushqyerit.
Pas natës tragjike të 26 janarit, në të cilën aktorja u shtrua me urgjencë në spital për shkak të stresit, kohët e fundit Moore ka zgjedhur të qëndrojë e izoluar, sikundër dhe në kontakt vetëm me familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Që nga periudha e divorcit në 18 nëntorin e vitit të kaluar, një sërë zërash qarkullonin sa i takonin në lidhje me abuzimin me ilaçet dhe drogën, të cilat shkaktuan dhe këtë gjëndje të rënduar, anoreksinë.
Ai ishte i shqetësuar- thotë një burim i revistës People, sa i takon Bruce Willis.