E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në plazhin e Durrësit

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në plazhin e Currilave në qytetin bregdetar të Durrësit. Kufoma e gjetur, i përket shtetasit Dine Bulçakut, 70-vjeç. Identifimi i trupit pa jetë të gjetur mëngjesin e të enjtes në plazhin e Currilave, u bë e mundur nga Policia e Durrësit pas kontakteve me familjarët e viktimës, që e identifikuan atë.
 

70 vjeçari Dine Bulçaku ishte banor i lagjes nr. 18 në Durrës.
Sipas policisë 70-vjeçari vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes.

Pas ekzaminimeve të viktimës, ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se Dine Bulçaku ka vdekur për shkak të goditjes që ka marrë në kokë, si pasojë e rënies aksidentale nga një lartësi prej më shumë se 3 metrash.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›