E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen helikopterët, vdesin 7 marinsa amerikanë

Ushtria amerikane njoftoi se dy helikopterë të marinës amerikane janë përplasur me njëri tjetrin gjatë një ushtrimi rutinor në Arizonë, duke lënë të vdekur shtatë marinsët që gjendeshin në ekuipazh.

Në aksident u përfshinë helikopteri sulmues "Huey Cobra" dhe helikopteri i shërbimeve "Super Huey Venom", ndërsa përplasja ndodhi afër qytetit Juma.

Raportohet se asnjë person nuk i ka mbijetuar aksidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›