Identifikohet viktima e 11-të nga tragjedia në lumin Tisa
Pas çiftit Mirena nga Obiliqi, është bërë identifikimi edhe i vajzës së tyre të madhe, e mbytur në lumin Tisa, por ende nuk dihet edhe për dy fëmijë tjerë të kësaj familje.
Po ashtu është identifikuar edhe trupi i pajetë i fëmijës një vjeç, i gjetur të dielën në lumin Tisa. Sipas shtypit ditor, bëhet fjalë për Florian Ademin, mosha e të cilit me saktësi është 11 muaj.
Jozyrtarisht, deri më tani janë gjetur dhe identifikuar 11 trupa, ndërkohë që dyshohet se mungojnë edhe pesë të tjerë, për të cilët po vazhdojnë ende kërkimet. Familja Mirena me katër anëtarë kishte shitur shtëpinë dhe ishte nisur për në Francë, në kërkim të kushteve më të mira jetese.
Ndërkohë që për rastin e trafikimit të qenieve njerëzore të përfunduara tragjikisht në lumin Tisa, pos katër personave të dyshuar për të cilët tashmë është lëshuar fletarresti, policia ende nuk ka arrestuar akterët e kësaj ngjarje tragjike.