Sesilia Plasari kthehet me një komedi
Aktorja Sesilia Plasari i është kthyer skenës shqiptare. Vjen në vendin e saj të origjinës pas rreth 20 vitesh largim, me komedinë "Nina", kësaj here si regjisore. Ajo është Sesilia Plasari, një emër që i ka munguar artit skenik. Ka zgjedhur trupën e Korçës, të cilën do ta drejtojë për të ngjitur në skenë komedinë e autorit francez, Andre Roussin, të përkthyer prej saj. Thotë se ka zgjedhur një trupë aktorësh profesionistë për personazhet e komedisë "Nina", ndërsa është në pritje të një tjetër emri të mirënjohur të artit skenik, aktorit Laert Vasili, i cili pritet të vijë së shpejti prej Greqisë, ku edhe ushtron aktivitetin.