E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Identitet-Kërkohet” në FAP

30/05/2009  Janë në kërkim të identitetit. Këtë e bëjnë përmes punëve të tyre: portrete, instilacione, por jo vetëm kaq. Studentë të vitit të parë të Fakultetit të Arteve Pamore në Akademinë e Arteve kanë çelur këto ditë në galerinë e tyre FAP ekspozitën e radhës. “Identitet-Kërkohet”, vjen si një “gërmim” në vetbrendësi, duke synuar në të padukshmen jo vetëm përmes formave e mënyrave “eksperimentuese” të të bërit art, por së shumti si rrëfim i rutinës së përditshmërisë. Kësaj ideje i përshtatet ngjyra gri, apo edhe ndonjë lule gjigante, që nga konteksti i së zakonshmes ngjitet në përmasat grishëse të së bukurës, që herë-herë neglizhojmë ta shohim. Pa një koncept të caktuar, ekspozita duket se përshfaq natyrshëm idetë e studentëve dhe mënyrën e tyre të të pikturuarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›