E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të fortët e 313-ës në grevë për ajër e takime

30/05/2009  Burgu 313-të në grevë, shfaqin pakënaqësi për drejtorin dhe kushtet

Kërkesat i paraqitën edhe përmes një letre të dërguar kryeministrit Berisha

Burgu 313-të që mban brenda një numër të konsiderushëshm të paraburgosurish me akuza të krimeve të rënda përfshihet nga greva. Që në orët e mesnatës të datës 29 maj 2009, pothuaj të gjithë të paraburgosurit kanë refuzuar marrjen e ushqimit. Ndërkohë që të bashkuar kanë arritur të formulojnë një peticion duke ia drejtuar institucioneve kryesore të drejtësisë. Mbi 70 % e të paraburgosurve kanë firmosur një petuicion me anë të të cilit kërkojnë: Largimin e drejtorit të burgut 313-të Shkëlqim Kalemi, më shumë ajrim dhe shtimin e orarit të takimeve. Peticioni është nisur drejt Ministrit të drejtësisë Enkelejd Alibeaj, Drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra , kryeministrit Sali Berisha. Të paraburgosurit nuk janë dakord me kushtet e deritanishme në qelitë e tyre ndërkohë që kanë kundërshtuar me forcë qëndrimin në detyrë të drejtorit aktual, Shkëlqim Kalemi. Sipas të paraburgosurve, drejtori nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe asnjëherë nuk ka respektuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që të akuzuarit që presin të dalin në gjyq dhe ata që janë në gjykim të quajtur vip, kërkojnë më shumë kohë për të takuar ta afërmit e tyre.

Kërkesat

Sipas të paraburgosurve, ministria duhet të ndërhyjë për të përmirësuar kushtet në paraburgim. Letra i është nisur edhe kryeministrit Sali Berisha. Në peticion kanë firmosur mbi 70% e të paraburgosurve. Bëhet e ditur se asnjë prej tyre nuk ka pranuar ushqimin ditëne djeshme. Më tej ata shkojnë në kërkesat duke shtuar faktin se ndihen të paajrosur. Të paraburgosurit në burgun 313-të duan më hsumë kohë në ajrim. Por rregulli sipas drejtorit të burgut është i prerë. Në një takim që është bëtrë me të paraburgosurit u është premtuar se shzumë shpejt do tu merren në shqyrtim kërkesat, ndërsa ende nuk dihet se si do të proçedohet për lërgimin sipas kërkesës së tyre të drejtorit, Shkëlqim Kalemi. Burgu 313-të është më i madhi në vend si paraburgim. Është ngjitur me Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe atë penale të shkallës së parë. Në këtë burg janë duke pritur ditën e gjykimit disa nga ata të ashtëquajtur “ VIP”-a. Kështu mësohet se kanë hedhur firmën në peticion, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, Ylli Pinari, Lulzim Berisha, Indrit Dokle. Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra, ka bërë takim të menjëhershëm me të paraburgosurit dhe ka dëgjuar nga afër kërkesat e tyre. Ndërsa bëhet e ditur se nuk është hera e parë që nga ky burg nënshkruhen peticione dhe u dërgohen institucioneve të drejtësisë.

Disa nga VIP-at e 313-ës

Mihal Delijorgji

Ylli Pinari

Dritan Minxholli

(Të tre janë arrestuar

Si përgjegjës për tragjedinë

e Gërdecit)

Lulzim Berisha

(Kapo i Bandës së Durrësit)

Indrit Dokle

(Anëtar i bandës rivale në Durrës)

Disa kërkesa të të burgosurve

1-Largimi i menjëhershëm i drejtorit Shkëlqim Kalemi

2-Qëndrimi për një kohë më të gjatë në ajrosje

3-Shtimi i orarit të takimeve me familjarët

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›