“Ngjyrime femrash” përtej unit
30/05/2009 Mendimi, xhelozia, dëshira, dashuria dhe urrejtja nuk nënkuptohen nga nënteksti, por marrin trajtë njerëzore. Ato janë “dy femra nën lëkurën e katër personazheve”. Një pjesë e shkruar nga Aliçe Gestenberg, “Ngjyrime femrash”, me regji të Eliona Thomarajt, do të ngjisë sot në skenën e Teatrit Kombëtar aktorë nga trupa e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. E shkruar dhe e vënë në skenë më 1915 në Nju-Jork, pjesa e shkruar nga dramaturgia norvegjeze Gestenberg (e cila krijimtarinë e saj e zhvilloi kryesisht në SHBA në fillim të shek XX), mbështetet në filozofinë frojdiane, ku për herë të parë iu kushtua rëndësi të veçantë unit.
Dy personazhet e veprës takohen në Nju-Jork pas 8 vjetësh të martuara, njëra nga dashuria dhe tjetra nga dëshira për pushtet dhe para. Por a kanë bërë zgjedhjet e duhura dhe a janë koshiente për këtë? Çfarë interesash dhe intrigash fshehin nga njëra-tjetra? ǒinteresa dhe intriga kanë kundrejt vetvetes? A janë njerëzit të pastër me ndërgjegjen e tyre? ǒështë shpirti i një gruaje dhe çfarë force ka nënvetëdija jonë? Lumturia do të ishte thjesht një nocion, nëse nuk ka njerëz të lumtur. Atëherë, nga ngjyrat e jetës, cilat janë ngjyrat që zgjedh një femër?!