E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identiteti qytetar dhe ndryshimet në tregun e qytetarisë

Nga Gëzim Tushi

Gezim TushiNe kemi problem serioze në përcaktimin dhe vlerësimin e duhur të identitetit të qytetarit, qoftë si veti personale e individit apo dhe si pjesë e vlerave sociale të përpunuara nga shoqëria jonë. Kjo sepse duke ardhur nga një shoqëri me formulime dogmatike për moralin njerëzor, kulturën qytetare dhe qytetarinë, e kemi të vështirë të kuptojmë zhvendosjet e thella të kohës në përcaktimin e identitetit qytetar, mënyrat e larmishme të shfaqjes së tij, lidhjen e ndryshuar dhe pavarësinë e zgjeruar, thelbësore të ndikimit të lirisë në formimin e identitetit personal. Një gjë është e sigurt. Identiteti i qytetarit në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë i largohet paradigmës së vjetër kolektiviste, ndikimit total të këtij formimi të përcaktuar nga marrëdhëniet e determinuara të lidhjes së qytetarit me tjetrin, si dhe të vlerësimit të individualitetit të tij të lidhur me shumë gjëra që janë jashtë individit. Identiteti i qytetarit të kohës sonë mund të kuptohet drejt duke e parë jashtë kuptimit të ekzagjeruar të rolit të shoqërisë në formimin e tij.
Duke e vlerësuar ndryshimet e thella të raporteve të identitetit qytetar dhe ndikimit social të shoqërisë në komponentët e saj përbërës, në shoqërinë shqiptare janë duke ndodhur ndryshime dhe riformatime thelbësore të përmbajtjes dhe formës së identiteti qytetar, i cili tashmë është ekuacion i ndryshuar, të cilin nuk mund ta kërkojmë, në se nisemi nga parimet e ngurta dogmatike doktrinariste të qytetërimit mekanik dhe sipas optikës së shoqërinë kolektiviste të së kaluarës. Gjërat kanë ndryshuar thelbësisht. Është transformuar mënyra e formimit dhe format e shfaqjes së përbërësve të identitetit qytetar. Që të kuptojmë veten, identitetin tonë por edhe atë të tjetrit me të cilin bashkëpunojmë apo bashkëjetojmë, duhet të bëjmë marrëveshjen e fjalës, të pranojmë pa mëdyshje se, mënyra e formimit dhe format e vlerësimit social dhe individual të identitetit të njeriut si qytetar i lirë, nuk janë më ato që kanë ekzistuar në të kaluarën.
Sepse në vend të njeriut të ri si produkt i shoqërisë me identitet social unik, pa individualitet dhe privaci, me sjellje të ngjashme, të vlerësuara në mënyrë fikse të njeriut natyrë konformiste, të determinuar moralisht në marrëdhëniet me tjetrin dhe shoqërinë, po shikojmë një tjetër realitet të qytetërimit tonë. Përballë nuk kemi më njeriun mehmur, të roboizuar, manekinin, të mësuar të mbijetojë në detin e hipokrizisë sociale, por kemi një shoqëri që kërkon, presupozon dhe mbron ekzistencën e qytetarit me identitet personal të larmishëm. Një pjesë e shqetësimeve për natyrën e njeriut, sjelljen sociale dhe identitetin personal, janë të lidhura me faktin se jo deri në fund e kuptojmë të vërtetën, se shoqëria shqiptare gjithnjë e më shumë do të përbëhet nga njerëz, të cilët duke qenë qytetarë të shoqërisë së lirë, kanë filluar të kuptojnë veten, vlerën e tyre dhe për pasojë shfaqen me identitete, që vërtet janë të pakonceptueshme apo shqetësuese në se identitetin e qytetarit të kohës sonë e krahasojmë me të kaluarën tonë.
Në se bëjmë krahasime të këtyre dy llojeve të identiteteve të njohura në shoqërinë tonë, padyshim që duhet të themi se ato janë identitete radikalisht të ndryshuara, madje të kundërta. Kjo është arsyeja e vështirësive për të kuptuar thelbin dhe interpretuar format e shfaqjeve të larmishme të identitetit qytetar. Shqetësimet vijnë për shkak të diapazonit të gjërë të mundësive, diversitetit të zgjedhjeve dhe zgjidhjeve të lira për mënyrën e krijimit të identitetit të qytetarit të qytetëruar. Jetojmë në kohën kur gjithnjë e më shumë raporti i identitetit të qytetarit është shumë i ndryshëm në raport me identitetet e origjinës biologjike, sociale, pse jo dhe kombëtare. Identiteti i qytetarit mund të kuptohet vetëm në se pranojmë se nën ndikimet e modernitetit, është bërë më variabël, tejet i ndryshueshëm.
Sociologët kanë të drejtë që e vlerësojnë pozitivisht tendencën sociale të largimeve të identitetit të qytetarit nga determinimet e identitetit të origjinës dhe që mendojnë se është e udhës që në kohën e sotme, të flitet më shumë për identitete kontekstuale ose përshtatshmëri sociale e identitetit qytetar me kërkesat e kohës, kulturës dhe sfidat dhe të papriturat e qytetërimit modern. Madje nuk është rastësi por arsye e fortë sociale, që ata herë pas here flasin për identitet kalimtar të qytetarit, aftësi e riformulimit të identitetit personal në përputhje me kohën, ambientin, traditat, zakonet dhe normat e realitetit kalimtar në të cilin mund të ndodhet qytetari.
Ky fleksibilitet nuk është shenjë e asaj që kanë dëshirë dogmatikët, të cilët thonë se moderniteti social ka sjellë mungesën e ekzistencës dhe qëndrueshmërisë së identitetit qytetar. Fleksibiliteti kulturor është kusht për ndërtimin, rindërtimin, formulimin dhe riformulimin e identitetit qytetar, duke përshtatur identitetin e origjinës (në të gjithë kuptimet) me vendin ku jeton, vlerat e reja të jetës.
Në kohën tonë besoj se është më pranë të vërtetës që të flitet për identitet të hapur, në vend të idesë së ngurtë mbi të ashtuquajturin identitet të mbyllur qytetar. Sepse identiteti i qytetarit nuk është vetëm vlerësimi formal, konsistenca ndaj traditës, origjinës dhe determinimeve kulturore kontekstuale, por dhe aftësia për të patur dinamizëm moral në përshtatjen e thelbit të identitetit në analogji konceptuale me kohën dhe kontekstet e ndryshuara të jetës qytetare moderne.
Jetojmë në kohën kur për ta përcaktuar thelbin e saj, mund të themi se do jetë e rrallë që njeriu të vdesë aty ku ka lindur. Kjo lëvizje, paqëndrueshmëri e kohës nuk mund të funksionojë pa aftësitë e qytetarit për dinamizëm identiteti. Në mënyrë sintetike identiteti qytetar nuk është më vlerë statike e lidhur kulturalisht dhe moralisht vetëm me të kaluarën. Identiteti i qytetarit është mjet për ti siguruar atij aftësi, mjetet e dinjitetit për të qenë adekuat me kërkesat e jetës aktuale sociale moderne. Në fund të fundit, që të kuptojmë ontologjinë, morfologjinë dhe fenomenologjinë e ndryshimeve të identitetit qytetar, duhet të njohim të vërtetën, se kjo mënyrë e ndërtimit dhe shfaqjes së identitetit është e lidhur me faktin që jetojmë në një shoqëri urbane e masive të panjohurish. (J. G Finlayson, Jurgen Habermas, f 163)
Identiteti është rruga individuale e njeriut, që për të qenë njeri duhet përpiqet të bëjë vetë identitetin e vetes. Ajo që duhet është të pranojmë filozofikisht është se identiteti i qytetarit është i lidhur me aftësinë personale për subjektivizuar identitetin, për ta bërë atë subjektivitet të thellë të vetes, i cili me këtë lloj identiteti ka mundësi pastaj që të bashkohet organikisht me identitetin universal të njerëzve të tjerë. Koha kërkon që duke përmirësuar identitetin dhe aftësitë e ndryshimit dhe përmirësimit të tij në përputhje me kohën dhe vlerat universale të njerëzimit, ka më shumë mundësi që individualisht të përmirësojmë shanset për të qenë i përshtatshëm në atë që profesori i antropologjisë kulturore, Ivaylo Ditchev, e quan tregu gjigant i qytetarive.
Nuk është shoqëria si e tillë që përcakton vlerën dhe identitetin e qytetarit, por pikërisht pjesëmarrja në grupe të larmishme qytetare, profesionale, sociale, kulturore që kontribuojnë në formimin e identitetit të qytetarit. Në këtë kontekst duhet parë edhe veprimtaria kolektive e shoqërisë, e shoqatave të shumta të jetës publike që mbështesin identitetin, përpjekjet që të shfaqim kontributin tonë si qytetar. Identiteti qytetar nuk është vlerë e ngurtë por cilësi e lidhur me statusin e kohës në të cilën njeriu pëson ndryshime të thella që nuk cënojnë kushtet ekzistencës me identitet personal dhe që të jetojë si qytetar. Por identiteti qytetar ndërtohet në kushtet e procesi të largimit të njeriut nga e sh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›