E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idetë e mëdha ; Cilat e udhëhiqen artin sot



Ndërsa nga e shkuara kemi trashëguar jo vetëm historikun e artit, por edhe fakte materiale të tij që mund të klasifikohen si mrekulli pasurore më vete, tani hamendësojmë se arti i ditëve të sotme do të jetë po aq i pavdekshëm sa dhe ai klasiku i së shkuarës.

Nëse klasik apo modern është një përcaktim kohor relativ i parapëlqimeve apo risive, shijeve, prirjeve, modës etj., për të marrë një përgjigje për këtë pyetje duhet domosdoshmërisht të fokusohemi në idetë dhe ndikimet që frymëzojnë atë çka ne e quajmë sot “art modern” anembanë botës

Lorena Kollobani

Arti është një hapësirë e pafund, si dhe një burim i pashtershëm që nuk mund të identifikohet asnjëherë me një formë të tijën.

Ndërsa nga e shkuara kemi trashëguar jo vetëm historikun e artit, por edhe fakte materiale të tij që mund të klasifikohen si mrekulli pasurore më vete, tani hamendësojmë se arti i ditëve të sotme do të jetë po aq i pavdekshëm sa dhe ai klasiku i së shkuarës.

Nëse klasik apo modern është një përcaktim kohor relativ i parapëlqimeve apo risive, shijeve, prirjeve, modës etj., për të marrë një përgjigje për këtë pyetje duhet domosdoshmërisht të fokusohemi në idetë dhe ndikimet që frymëzojnë atë çka ne e quajmë sot “art modern” anembanë botës.

Robert McKw, skenarist

Është e vështirë për filmat të kapin thelbin, pasi bota sot është tepër e fragmentizuar. Një nga preokupimet thelbësore është paranoja. Melodrama moderne tregohet nga këndvështrimi i viktimës, pasi ne të gjithë ndihemi nën kërcënim në jetën e përditshme.

Një tjetër preokupim është dhe cinizmi. Të gjitha institucionet sociale janë gjepura, kështu që ne i sulmojmë ato me komedinë. Viza ndarëse mes të mirës dhe të keqes është kaq vështirë e dukshme, sa ne tërhiqemi nga e shkuara apo nga fantazia jonë për të bërë dallueshmërinë më të qartë. Filmat me histori dashurie tashmë e kanë kaluar epokën e tyre, ndërsa aksionet janë akoma në modë për shkak të vlerës së vetme që të gjithë njerëzit përkrahin se jeta është më e mirë se vdekja.

Teatër, Mark Ravenhill

Një tendencë e caktuar është edhe teatri. “Black Watch” (vëzhgimi i zi) nga Gregory Burke, i bazuar në intervistat e ushtarëve në Irak ka inkurajuar shumë të tjerë të bëjnë punë të tilla. Ka interesa të ndryshme për të gjetur rrugë të reja në bërjen e teatrit politik dhe rrjedhimisht më pas për të bërë pyetje të mëdha për shoqërinë po ashtu siç janë pyetur më parë për dashurinë apo familjen në shfaqet teatrale.

Dominic Cooke, drejtor artistik

Shkrimtarët e brezit të tretë, aziatikë apo të zinj, janë ndaluar në problemet e përgjegjësisë sesa të fajësojnë ata që janë në fuqi. Interesante për këtë rast janë tekstet e thyera që rrëmbejnë natyrat e copëtuara të botës dhe eksplorimet e dinamikave hapësinore.

Muzikë: Master Shortie, muzikant

Shumë nga këngëtarët zezakë dikur flisnin për gjëra të cilët një person me nivel mesatar nuk do t’i kapte dot, kështu që muzika e tyre qëndroi e fshehtë për shumë kohë dhe individuale. Në fakt, atëherë këngëtarët ishin të bekuar me zërin e bukur apo të veçantë që mund të kishin për të kënduar si dhe instrumentet që shtoheshin gjithmonë e më shumë. Ndërsa sot është shumë më e thjeshtë për këngën. Muzika kompjuterike jo vetëm mund të rregullojë defektet e zërit dhe të shtojë efektet, por mbi të gjitha dhe mund të transformojë njerëzit me nivel mesatar në këngëtarë me famë. E megjithatë, nëse dikur ishte më e vështirë të krijoje muzikë sesa sot, sot është më e vështirë të identifikohesh si këngëtar.

Nigel Godrich, regjistrues këngësh (të Radiohead dhe Paul McCartney)

Nuk ka asgjë që nuk mund të bësh sot në studio ndryshe nga më parë. Më pëlqen ideja e mospërdorimit të të gjitha veglave të mundshme për të bërë muzikë. Më tërheq akoma produktiviteti i trurit dhe ai i aftësive muzikore. Teknologjia filloi ta vriste muzikën në 1980. Tani askush nuk e ka guximin të punojë me studiot regjistruese pasi kushdo mund të bëjë një album me një laptop të vetëm dhe ta publikojë atë në MySpace.

Kërcimi: Russell Maliphant, kërcimtar dhe koreograf

Ka më shumë shpejtësi në kërcim sot. Tani që gjuha brutale e Wim Vandekeybus dhe DV8 është përthithur, ka kërkime për rrugë të reja më të sofistikuara për të kërcyer.

Influencat e sotme janë më së shumti të imponuara nga ndikime të ndryshme. Tashmë nuk të duhet më të presësh pesë vite që flamengo të vijë sërish, mjafton që të ndjekësh paralelizmat e kërcimit me teknologjinë, të cilat në ditët e sotme ecin paralel.

Alistair Spalding, drejtues artistik

Trupi me kërcimin po bën gjëra të cilat më parë mendoheshin se nuk do të adoptoheshin kurrë. Kërcimtarët nuk përdorin në lëvizjet e tyre vetëm një teknikë por shumë prej tyre. Për shembull Sidi Larbi Cherkaoui, bën joga dhe t’ai chi me kërcimtarët e tij. Lin Hwai-min, i “Cloud Gate,” (porta e reve) përdor artet marciale si lëvizje bazë. Ky është një ndryshim i madh.

Art: Marc Quinn, skulptor

Një nga gjërat më esenciale të momentit është kapja e personifikimit në një epokë të shkëputjes së shpirtit nga trupi. Ne jetojmë në hapësira virtuale dhe kjo ka të bëjë më shumë me jetën shumë të lidhur me internetin. Shumë nga punimet e mia eksplorojnë një trup që jeton në botë. Skulptura e Kate Moss-it tregon shkëputjen e shpirtit pasi imazhi i saj tregon jo atë si person, por vetëm fizikun. Ne i masim jetët tona kundër idealeve pa trup.

Jessica Morgan, përgjegjëse arti

Falë profesionit tim, unë jam e mrekulluar me ekspozitat e reja që kërkojnë të përfaqësojnë problemet e mëdha. Por ato janë të pakta, pasi mendoj se ndikohen nga frika për t’i ekspozuar ato sot. Një përgjigje është se njerëzit shikojnë të shkuarën. Ka pasur tendenca për rikthim në stadet më të hershme të modernizmit.

Ka pasur gjithashtu edhe disa tipa të punimeve të artit që e lejojnë audiencën të krijojë apo të përfundojë atë. Kur them këtë më vijnë ndërmend artistë si Carsten Höller, apo Dominique Gonzalez-Foerster, ku ata ndërmorën rolin e vëzhguesve dhe vëzhguesit u bënë artistë. Ndryshimet ekonomike po ndikojnë gjithashtu botën e artit. Një gjë për të cilën unë shpresoj që të bjerë është për rënien e produksioneve të krijuara nga tregu. Do të ndiheshim të gjithë më mirë sikur të kishim më pak galeri dhe më pak publikime të kota.

Komedi: Richard Herring, komedian

Interneti po ndryshon komedinë. Njerëzit do të bëjnë programe televizive, do t’i vendosin ato në internet do t’u bëjnë reklama dhe pastaj do t’ia shesin ato televizioneve.

Komedianët gjithmonë e më shumë po i shtyjnë kufijtë më pas. Disa prej tyre i bëjnë këto për vlera shokuese disa të tjerë për satirë. Islami është rasti më i ri për të cilin është e rrezikshme të flasësh. Komedianët e 1980-s ishin në krye të radhëve për të ndikuar në ndryshimin e seksizmit dhe racizmit. Tashmë shumica e njerëzve pranojnë barazinë më të cilin edhe mund të ngatërrohesh me të.

Paul Muldoon, poet

Bota po bëhet gjithmonë e më shumë e pakuptimtë. Ka më shumë informacion, por shumë pak nga ai i cili mund të na ndihmojë ne të kuptojmë aspektet bazike të jetëve tona. Poezia duhet të jetë komplekse për të qenë në një hap me kohën. Por kjo s’do të thotë që ajo duhet të jetë më komplekse apo më e vështirë.

Poezia duhet të jetë e thjeshtë, por me përmbajtje të shumta. Toleranca jonë për strukturat komplekse të narrativave është e lartë në film, pasi ne kemi parë aq shumë. E njëjta ndodh dhe me muzikën rrok. Por vështirësia me poezinë është se kjo e fundit është një mungesë e ekspozimit për veten. Ne nuk mund të shthurim grumbullin e imazheve të thyera të cilat i kemi parë.

Në poezinë amerikane sot John Ashbery është në veçanti i barabartë me sensin e rastit. Edhe pse ai është 81 vjeç, ai ka qenë i aftë të ribëjë vetveten. Tridhjetë vjet më parë ai ishte pjesë e qarqeve të poetëve, ndërsa sot ai është epiqendra.

Neil Astley, botues

Tabloja e poezisë ka qenë e dominuar nga Oksbridge, Anglia Juglindore dhe burrat. Trajtat nuk janë këputur kurrë, vetëm aftësia e njerëzve për t’i përdorur ato. Një poet i gjithanshëm mund të përdorë forma tradicionale për të prodhuar krijime që janë risi depërtuese. Dikur ka pasur shkolla tipike për poetë si “Lëvizja dhe Grupi”, por poezia sot është më pluraliste. Nuk ka një lloj poezie dominuese në ditët e sotme apo ndonjë subjekt të një lloji. Ne duhet të përdorim të gjitha llojet e medias për ta nxjerrë poezinë në publikun e gjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›