Idete letrare dhe letersia romantike arbereshe

Shtepia muze e Jeronim De Rades
Nga Ilir Sefaj
Intence e kesaj paraqitjeje eshte perpjekja per te dhene ne menyre sa me argumentuese lidhshmerine ndermjet idese se vepres letrare dhe vepres letrare si produkt i kesaj ideje por pa anashkaluar edhe ate qe eshte objekt i ketij punimi ideja letrare dhe letersia romantike arbereshe nocione keto te cilat ne perceptimin tim dalin si tejet te nderliksura.
Letersia romantike arbereshe eshte produkt i levizjeve te medha qe ndodhen ne boten shqiptare qe nga periudha e Skenderbeut e tutje. Pra shqiptaret si komb gjate historise u ballafaquan me presione te shumta nga pushtues te ndryshem dhe gjithsesi ndjenja e holle patosi fati i te perndjekurve shqiptare nga trojet e tyre autoktone doemos pasqyrohet katerciperisht nga krijues te kesaj letersie ne vecanti te asaj arbereshe ne kolonite shqiptare ne Itali pa te cilen letersia shqipe si e tere do te konsiderohej teper e zbehte.
Letersia e romantikeve tane te medhenj si De Rada Naimi Serembe Skiroi etj. pasqyron nje bote te pasur nje idile te kulluar por para se gjithash ajo ve ne pah edhe kultin e atdheut pra kodin nacional i cili lidhet me te bemat e mbrojtesit te identitetit kombetar e kulturor te shqiptareve heroit nacional Gjegj Kastriotit-Skenderbeut.
Kodi heroik faktikisht behet esence e vepres letrare ne letersine qe krijonte shpirti i krijuesit romantik.
Letersia e romantikeve tane shquhet per diskursin e saj te zgjedhur gamen e gjere tematike shprehjen e pasur gjuhesore dhe stilin tejet te kultivuar gje e cila ndikoi drejtperdrejt ne influencen qe pati kjo letersi te lexuesi i supozuar.
Romantizmi pervec si rryme letrare ai ne radhe te pare sic dihet ishte nje levizje e madhe kulturore e cila synonte para se gjithash krijimin e identitetit kombetar dhe doemos se strumbullari i kesaj letersie eshte perpjekja per krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombetar shqiptar ne rastin tone. Pra letersine romantike dhe proromantike shqipe e zoteron ideologema e kombit. S. Hamiti.
Pa medyshje bartes te kesaj ideje me te drejte do te konsiderohej ne radhe te pare pena e krijuesve arbereshe te cilet fatin e tyre e kishin te lidhur me fatin e Shqiperise. Kjo pjese vitale e kombit elita e saj me shume xhelozi ruajti idene nacionale e cila u be kult per romantiket tane.
Ajo qe me pas do te njihet si Rilindja Kombetare Shqiptare do konsideruar si fryt i cili vjen si rezultat i ideve qe kishte plasuar romantizmi kombetar por edhe ai iluminist qe kultivuan qarqe te ndryshme intelektuale ne Turqi ne SHBA po ne vecanti kolonite shqiptare ne Itali.
Me te drejte mund te konkludojme se letersia e arberesheve tane krijoi ruajti dhe mbajti gjalle idene kombetare ide kjo e cila rezultoi me formimin e shtetit shqiptar me 1912 pra pena e ketyre krijuesve u be frymezim per levizjet e medha nacionale qe do te ndodhin ne boten shqiptare levizje keto te cilat ishin fryt i drejtperdrejt i ndjenjes nacionale qe ngjalli letersia e romantikeve arbereshe ne radhe te pare.
Letersia e romantikeve te medhenj
Letersia e romantizmit shqiptar eshte sinonim i dy emrave te medhenj te shkrimit shqip De Rada 1814-1903 babai i romantizmit shqiptar i cili krijoi ne diasporen shqiptare ne Itali dhe Naim Frasheri 1846-1990 i cili krijoi ne Stamboll krijues i cili ka fituar epitetin e apostullit kombetar dhe edukator i kombit.
Shekulli XIX eshte koha e levizjeve te medha nacionale ne Ballkan dhe deri ne ate periudhe nuk do te mund te flasim per nje tradite letrare e kulturore aq te konsoliduar ne boten shqiptare ani pse bazat e letersise shqipe ishin vene shekuj me pare qysh me veprat e Budit Bogdanit e F. Bardhit gjate shekujve XVI-XVII.
Jeronim De Rada dhe Naim Frasheri jane dy nga autoret me reprezentative te letersise romantike ne radhe te pare te asaj letersie e cila ishte e mbrujtur me koloritin e botes shqiptare gje qe percaktonte vetedijen e larte kombetare te ketyre dy perfaqesuesve me tipik te letersise kombetare arbereshe. Pra jane te dy keta autore te cilet me veprat e tyre ngriten lart vetedijen kombetare pikerisht ne shek. XIX periudhe kjo e cila njihet si koha e formimit te shteteve kombetare ne Ballkan.
Idete te cilat pasqyrohen ne krijimtarine letrare te De Rades kane si synim final perligjjen e nje tradite heroike me te cilen karakterizohej kombi shqiptar ai me vepren Skenderbeu i pafan 1872-1874 ku dominon diskursi heroik u perpoq te krijonte eposin per heroin nacional te shqiptareve Skenderbeun i cili ishte bere edhe mit letrar.
Njekohesisht kjo veper konsiderohet si nder me te rendesishmet ne krijimtarine e De Rades ku shquhet patosi kombetar poeme kjo e cila jep tablo te plota te Shqiperise ne shek. XV aty vihet ne pah heroizmi i popullit endrra per nje jete te lire pra me kete veper u tentua te krijohet eposi nacional per Skenderbeun.
Ne vepren e ketij autori eshte pasqyruar idila e bukur e fshatit eshte dhene bota arbereshe e mbrujtur me koloritin e dokeve e zakoneve te trasheguara nga vendlindja e te pareve te tyre. Ne krijimtarine letrare te arberesheve lexuesi prek memedheun e shume breznive te cilet edhe pas kaq vitesh te merguara bejne jeten tipike te njeriut shqiptar.
Jeronim De Rada eshte nder autoret e pare dhe te pakte te asaj periudhe i cili krijoi me mjeshteri te rralle vepra ku dominon fryma kombetare. Andaj kete krijues do konsideruar si autorin e pare shqiptar qe shkroi vepra letrare te frymes kombetare i cili njekohesisht u be frymezim per krijues te tjere pasardhes te De Rades.
Autor i dyte i madh pas De Rades i cili krijoi ne rrethana tjera mirepo qe dha kontribut te cmuar per krijimin e identitet kombetar shqiptar ruajtjen dhe kultivimin e gjuhes shqipe dhe elementeve te tjera me te cilat identifikomi ne si komb pa medyshje eshte Naim Frasheri apostulli i kombit.
Vepra letrare e Naim Frasherit perfshin nje game te gjere interesimesh qe nga perpjekja per te krijuar me penen e tij dashurine e paskajshme per gjuhen shqipe deri ne adhurimtari po ashtu ky krijues ne njefare menyre me vepren e tij proklamoi idene e kombit pra dashurine per atdheun te cilen do konsideruar si substanciale per qenien tone. Vepra e Naimit ne esencen e saj proklamon njerezoren paqen besimin harmonine andaj jo rastesisht Naimi e fitoi epitetin e apostullit kombetar pra edukator i kombit.
Thelbi substanca e vepres naimiane qendron ne besimin e ideve burimore te cilat shtresohen fuqishem ne dialektiken e ligjerimit te tij. Formulimi i mendimeve poetike per teresine e botes shqiptare i ka ushqyer simbolet naimiane te cilat e vene ne levizje harmonine njerezore dhe humanizmin. Prandaj Naimi eshte edukator. S. Bashota.
Vepra letrare e Naimi Frasherit ne radhe te pare eshte himnizuese. Ky autor i ka thurur himn natyres shqiptare bukurive te atdheut ka idealizuar boten shqiptare duke e vizatuar ate me ngjyrat me te bukura ka dhene njeriun tipik shqiptar heroizmin e ketij njeriu ne perpjekjet e tij shekullore per krijimin e identitet kombetar ku ne rend te pare vihen historite dhe te bemat e heroit tone kombetar figures me perfaqesuese te kombit Skenderbeut. Shembelltyre kjo qe pasqyrohet ne poemen epike Historia e Skenderbeut 1898. Domosdoshmerisht Naim Frasheri dhe Jeronim De Rada jane perfaqesuesit me tipik te letersise kombetare arbereshe letersi kjo e cila vuri themelet e asaj rryme letrare te quajtur romantizem qe krijoi kultin e atdheut dhe ne vetedijen e njeriut tone nguliti idene kombetare.
Ideja kombetare
Letersia romantike arbereshe ne thelbin e saj ishte kombetare. Te secili autore i romantizmit shqiptar pa perjashtim eshte evidente perpjekja per sendertimin e idese kombetare mesazhin qe percon ajo tek njeriu yne. Shekulli XIX eshte percjelle me ngjarje te medha ne boten shqiptare momentet historike do te pasqyrohen mjeshterisht ne letersine romantike arbereshe e cila ishte promotor i cuarjes perpara te idealit kombetar shqiptar. Romantizmi si formacion letrar rreth vetes mblodhi autore te cilet jo vetem ne krijimtarine e tyre po edhe ne perditshmerine e tyre ishin njerez me ndjenje te holle shpirt-idealiste te cilet besonin ne fuqine dhe vullnetin e tyre fuqi kjo e cila sigurisht do te ngrihej ne stadin e saj me te larte fale krijimtarise se perfaqesuesve te kesaj rryme letrare e cila njemend u karakterizua me art ne kuptimin e mirefillte te kesaj fjale. Pra kjo letersi karakterizohet ne radhe te pare me kultin e ndjenjes e qe ishte ndryshe ne krahasim me letersine pararendese ku dominonte kulti i arsyes. Letersia romantike arbereshe vecanti e se ciles ishte patriotizmi projekton boten shqiptare duke i kushtuar rendesi te vecante problemeve shoqerore me te cilat ballafaqohej populli shqiptar ne shekullin XIX por pa harruar te kaluaren e tij heroike e cila eshte edhe topika e letersise arbereshe. Nje patos tejet i ashper i pershkon veprat e letersise romantike arbereshe ngase keta krijues kishin ndier direkt mbi kurrizin e tyre barren e rende te ecejakeve te syrgjynosjes nga atdheu i te pareve barre kjo e cila do te pasqyrohet edhe ne krijimtarine e tyre artistike Duro zemer duro/ si duron mali me bore. do te intononte De Rada qysh me 1836 te poema e tij e famshme Kenget e Milosaos veper kjo e cila njekohesisht shenon edhe fillimin e romantizmin arberesh dhe atij shqiptar ne pergjithesi.
Po ashtu poema Skenderbeu i pafan 1872-1874 eshte kryevepra e letersise kombetare arbereshe e cila fale vlerave te saj artistike e ideore qe ngerthen ne vete ngjalli ndjenjen e atdhedashurise dhe shtoi entuziazmin e arberesheve per ti dhene drite atdheut te tyre.
Letersia romantike arbereshe eshte krijuar kryesisht si domosdo e rrethanave ne te cilat ishte gjendur kombi shqiptar ne ate periudhe mjaft delikate per qenien tone pra vepra letrare e romantikeve tane vecse letrare e artistike ajo luante edhe rolin e ngjalljes se idese kombetare ne masat e gjera ngase propaganda antishqiptare sikur e kishte fanitur kete ndjenje.
Ideja e clirimit nga pushtuesi dhe nostalgjia per atdheun matane detit ishte binomi mbi te cilin ishte krijuar letersia romantike arbereshe por pa harruar edhe ndjenjen e holle dashurine e cilter mes dy te rinjve qe enderron nje jete idealiste perkunder rrethanave qe here-here ishin mjaft te pafavorshme per nje enderr te tille.
Gjithsesi letersia arbereshe tipar kryesor te saj e kishte patriotizmin pra heroizmin e njeriut tone ne luften e pareshtur kunder armiqve ne kohe e rrethane te ndryshme lufte kjo e cila ishte domosdo e ekzistences sone ngase fale kesaj rezistence te pashoqe te patrioteve shqiptare populli yne arriti ti bej balle rrebesheve te kohes.
Arbereshet e Italise i kane ruajtur te gjalla ne kujtesen historike dhe kane mbrojtur me xhelozi nje sere tregimesh poetike te kenduara rapsodi qe kane te bejne me personazhin historik Gjergj Kastriot Skenderbeu. Kjo berthame kengesh formon nje cikel te vertete dedikuar Skenderbeut edhe me i cmuar nese mendojme qe ne Shqiperi turqit pas pushtimit tentuan te spastrojne edhe ne kujtese kryengritesin qe guxoi ti rezistoje urdhrave te sulltanit. Italo C. Fortino
Epoka e lavdishme e te bemave te heroit nacional te shqiptareve Skenderbeut do te pasqyrohet katerciperisht ne letersine romantike arbereshe ngase ata kishin krijuar mit per heroizmat e heroit te tyre dhe e konsideronin si pike reference mbi te cilen do te mund te ngjallnin idene kombetare pikerisht ne shek. XIX atehere edhe kur konsiderohet si periudhe e krijimit te shteteve kombetare ne gadishullin Ballkanik.
Roli i letersise romantike arbereshe ne krijimin e identitetit kombetar shqiptar ruajtjen dhe zhvillimin e tij ishte i pakontestueshem dhe kjo letersi u be frymezim per krijuesit e tjere pasardhes te cilet mesues te tyre kishin pikerisht autoret e kesaj letersie e cila fillon me babain e saj Jeronim De Raden Naimin Skiroin Asdrenin etj.
Vepra letrare si produkt i idese
Krijimtaria letrare dhe ajo artistike pergjithesisht eshte rezultat i pershtypjes dhe pershtypje ne nje perkufizim tjeter do te thote ide. Pra vepra letrare dhe jo vetem ajo eshte produkt i idese. Ide kryesore ne krijimtarise letrare dhe artistike pergjithesisht tek krijuesit arberesh ishte lufta heroike e popullit shqiptar rezistenca e ketij te fundit para katrahurave te shumta me te cilat u ballafaqua njeriu yne nder shekuj.
Letersia romantike arbereshe eshte nje periudhe e gjere letrare e cila u karakterizua me nje laramani tematike ku dominon tema e qendreses ku historia e popullit shqiptar faktikisht projektohet ne forme letrare si mundesi per te dhene jehona te ndryshme shpirterore.
Dashuria midis dy te rinjve eshte nje tjeter teme e cila do te mund te konsiderohej si tejet e shtrire ne krijimtarine artistike qe doli nga pena e shkrimtareve arbereshe.
Pervec De Rades ishte nje autor tjeter i madh Skiroi i cili krijoi nje poeme idil te dashurise Mili e Hajdhia me tri botime me 1891 1900 dhe 1907 ku derdhi tere mjeshterine e tij prej krijuesi te talentuar duke na dhene nje veper sentimentale dashurine mes dy te rinjve e cila perfundon tragjikisht me vdekjen tragjike te te dy te rinjve te dashuruar. Fale stilit te saj te gdhendur shprehjes se pasur gjuhesore kompozicionit fjalorit poetik dhe metrikes se persosur poema Mili e Hajdhia e Zef Skiroit ne penen e kritikes letrare shqipe konsiderohet si kryeveper e letersise romantike arbereshe dhe per ata qe kane rastisur ta kene ne duar kete veper ky konstatim nuk eshte edhe i rastesishem.
shte tejet i gjate i numri i autoreve arbereshe te cilet me penen e tyre kontribuuan ne krijimin e nje letersie te mbeshtetur mbi parime estetike para se gjithash mirepo pa harruar edhe rolin e pazevendesueshem qe luan kjo e fundit ne shoqeri ata ishin te vetedijshem per influencen qe ngerthen ne vete arti i fjales se shkruar meqe sic do te thoshte Hegeli Vepra artistike vjen nga shpirti dhe ekziston per shpirtin dhe epersia e saj rrjedh nga fakti qe nese nje produkt natyror eshte nje produkt i pajisur me jete ai eshte i vdekshem ndersa nje veper artistike eshte nje veper qe vazhdon te ekzistoje.
Gjithsesi letersia romantike arbereshe eshte produkt i nje rrethane te caktuar historike e letrare ne te cilen gjendej populli shqiptar dhe fale gjetjes se duhur te intelektualeve qe jetuan e krijuan ne rrethana aspak te volitshme larg vendlindjes te syrgjynosur ne dheun e huaj arriten te mbajne gjalle dhe te pa lekundur idene e lirise e cila u perqafua nga te gjithash shtresat e shoqerise shqiptare ne shek. XIX e tehu. Gjithmone ne kete linje jam i prire te konstatoj se kjo letersi ky art letrar dhe jo vetem letrar qe ngriti lart heroizmin e popullit shqiptar krijoi kultin e atdheut shpalosi vlerat e verteta intelektuale e shpirterore te njeriut tone do te vazhdoje te cmohet e te trajtohet si i tille ne gjithe shekujt e letersise shqipe dhe jo vetem shqipe.
Perfundim
Nga sa u pa ne kete reflektim mund te themi se ideja e vepres letrare dhe letersia romantike arbereshe ne kontekstin tone jane dy nocione te nderliksura mirepo keto te dyja nocione si te tilla mund te veshtrohen edhe ndaras ne kontekstin e pergjithshem te krijimtarise artistike. Letersia romantike arbereshe u krijua si domosdo e mbajtjes gjalle te idese nacionale ne radhe te pare ngase breza te tere kishin ruajtur te palekundur ndjenjen kombetare edhe atehere kur qenia jone ishte rrezikuar ne maksimumin e saj.
Kjo ide u shnderruar ne art per te jetuar si e tille dhe per te bere rrugetimin e saj te sigurt ne brezat e ardhshem dhe kjo ishte merite e gjeniut tone popullor ne fillim e atij individual me pastaj dhe domosdo e kohes dhe rrethanave shoqerore ne te cilat gjendej populli shqiptar me vone. Gjithsesi se rol te pazevendesueshem ne kete drejtim luajti letersia romantike arbereshe ne radhe te pare me veprat e autoreve te medhenj si De Rada Skiroi Naimi Serembe etj. etj. te cilet ne panteonin e letrave shqipe sollen nje krijimtari te pasur letrare e artistike e cila vuri bazat e nje letersie te vonuar por te konsoliduar ne kontekstin estetik te saj.
Domosdoshmerisht idete letrare dhe letersia romantike arbereshe eshte nje perkufizim i cili kerkon hulumtime te pambarimta ngase krijimtaria letrare dhe ajo artistike pergjithesisht e njohur me emrin romantizem kap nje game te gjere interesimesh dhe si e tille gjithsesi se kerkon nje perqasje shumedimensionale mirepo ketu u tentua te japim disa refleksione per sa i perket lidhshmerise se ketyre te dyja nocioneve dhe nese kjo aventure sado pak ka kryer kete mision gjithsesi se do te ndjehemi te relaksuar.
Shkrim i derguar nga autori
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme