E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylljet Aliçka pranohet anëtar i akademisë Berry-George Sand

PARIS- Shkrimtari dhe diplomati Ylljet Aliçka u pranua anëtar i Akademisë Berry -George Sand, në një ceremoni të zhvilluar në Paris.

Në seancën solemne të zhvilluar me këtë rast Presidenti i Akademisë Berry, Dr Alain Bilot, oficer i arteve e letrave franceze, theksoi se "përveç personalitetit të veprës së tij, Aliçka do na sjellë në gjirin e Akademisë sonë ëndrrat dhe realitetin e Shqipërisë, këtij vendi disi misterioz, atdheut të shqiponjave".

Themeluar nga Duka i Berrisë, gati një shekull më parë, Akademia e Berrisë në zanafillë të saj ka si mision "ndriçimin e veprës së George Sand, si dhe të evidentojë dhe përhapë veprat artistike të shekujve të kaluar dhe të epokës së sotme".

Ndër antarët e kësaj Akademie përmendim Duka Otto de Habsbourg, Jaqueline de Romilly e Akademisë franceze, Jean-Christophe Ruffin-Ambasador, çmimi Gonkurt 2001, etj.

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›