Idetë për një të ardhme më të mirë
Rikthimi i automobilave të vjetër, mbrojtja e klimës, energjia e gjelbër. Janë pikërisht këto disa nga idetë, ose më mirë dhjetë idetë që mund ta bëjnë dhjetëvjeçarin tjetër më interesant, të shëndetshëm dhe civil. Këngëtari i U2, Bono Vox, në “New York Times”, sugjeron listën e tij. për liderin U2 mbi të gjithë është problemi i eliminimit të makinave të mëdha që harxhojnë shumë karburant dhe rikthimi i atyre të viteve ‘40-‘60, që sipas tij ndotin më pak dhe janë shumë seksi. Mes zgjedhjeve të Bonos është edhe një njeri, doktori William Li, që ka revolucionarizuar shkencën e mjekësisë së shekullit XXI, duke i përqendruar kërkimet e veta në fushën e zhvillimit të enëve të reja të gjakut duke u nisur nga ato ekzistueset. Këngëtari mendon se një zgjedhje e duhur janë edhe kërkimet e fizikanit austriak, Anton Zeilinger, që po bëhet një rock star i shkencës, për fizikën kuantike. Pastaj një festival që celebron judaizmin, krishterimin dhe islamin “çdo vit në ndonjë vend të ndryshëm: Jerusalemi është vendi më i mirë për ta filluar”, shkruan Bono. Pastaj në fund, rrëzimi i piramidave të pushtetit edhe përmes teknologjive të reja.