Idolatria e Dajtit, tregues se kemi punë me luftën kundër korrupsionit
Pas fushatës zgjedhore qe lumturisht u kurorezua me fitoren e demokrateve, vendosa te pushoj! Pushimi im permblidhet atje ne dhomen e Qytetit Studenti. Ajri i paster qe ta dhurojne druret e pishat perreth, pamja e bukur qe na ka krijuar me punen e tij te palodhur Z. Bujar Brovina na bejne te ndihemi mire... Keshtu i kaloj pushimet une! Koha qe dilja te pija ndonje kafe me bente te takohesha me njerez. Akoma ndjehej ndonje zukatje grereze, po edhe me fanatiket e P S e dinin qe davane e kishin te humbur. Ne TV shikoja vazhdimin e punes te Qeverise dhe ndezjes e polemikave brenda llojit ne PS. I shikoja sikur po shikoja te “hollin me te trashin”, ashtu ziheshin ata... pastaj pajtoheshin!
Keshtu edhe keta funksionaret e PS fajtoret kerkonin fajtoret. Te dukej sikur kercehej “kadrilla” duke ndërruar partneret! Pune e tyre! Te pakten e dallojne brenda llojit se kush eshte i miri dhe se kush i keqi!
Zeri i fuqishem i Kryeministrit dhe me pas tingujt e kenges “Shqipëria po ndryshon” me treguan se celulari po binte. E hap! Me telefononte nje miku im “ne shtepi je”, hap TV po behet masaker ne Durres ! ngriva me duart qe me dridheshin ndez televizorin e çoj direkt tek NTV. Me titra lexoj per vrasjen e katër efektivave te policise.Ne ekran njerëz e forca policie te grumbulluar! Krimi goditi duke marre kater jete njerezish. Ne ekran shfaqeshin portretet e viktimave qe buzeqeshnin dhimbshëm. Ulërima e nenes m’u ngjit ne gryke. Me duart qe me dridheshin manovroja me telekomande; te gjitha stacionet jepnin masakren e Durresit, ku krimineli Dritan Dajti vulosi me spektakel dritherues krimin makaber. Ne 2003, kur Dritani beri ikjen spektakolare nga Gjykata, rinia qe jane te prirur per aventura e komentonin si nje skenar qe do t’i sherbente shume Hollivudit, por njerezit ne pergjithesi u vune ne mendime: “sa te pasigurte e kemi jeten!” U diskutua disa dite dhe pastaj çeshtja “Dajti “u kthye ne tymnaje. Bisedoja me nje te policise kur Dritani u akuzua per vrasjen e biznesmenit - jo e ka vrare e jo s’e ka vrare - përralla me mbret, biles e akuzoi se biznesmeni kishte sharë nënën e Dritanit dhe se ai s’e kishte duruar e ne vend te shpulles e kishte qelluar me breshëri kallashi. Kot nuk i kane thurur këngë “Kallashnikovit”! Kur degjova qe Dritani ka marre tre plumba, “O zot me fal - thashe - provoje plumbin, o monster...!
Thone qe syte jane pasqyre e shpirtit! Ne funeralin e kater efektivave te policise, muzika funeber shoqeronte dhimbjen qe buronte nga syte e nënave, grave, motrave, vëllezërve te familjeve te viktimave. Dhimbje qe s’do te reshtë kurre!
E kam pare edhe radhe te tjera Kryeministrin te beje homazhe ne percjelljen e njerezve ne banesen e fundit, po nga syte e tij kete radhe buronte dhimbje e perbetim. Shteti ne lufte te ashper me krimin dhe me ata qe benin kompromis me kasten me te urryer te kombit. Shpesh kemi degjuar te flitet per njerez qe vine nga hiçi, qe disa vite me pare i kemi pare te ulur neper trotuare me nga nje shishe birre ne duar duke uleritur me zhargonin me te ndyre te fjaleve kur perpara ju kalonte ndoje vajze e bukur dhe per nje kohe zhdukeshin! Pastaj merrnin titullin “biznesmenë” ose “te fortë”.
I shkruaj keto radhe dhe bashkohem me dhimbjen e atyre njerezve qe kane ndjere doren gjakatare te krimit. I ngushelloj per humbjet dhe bëj thirrje te kene besim tek Shteti i se drejtes. Edhe ne vete, shtetasit e ketij vendi me nje demokraci te brishte, te mos jemi indiferente, te mos nisemi nga bindjet partiake, por te bëhemi barrikade e korrupsionit qe te çon drejt krimit.
Le ta shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe besim.