E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: 5 mandate në zgjedhjet e 2013-ës, koalicion për çështjen çame

Tiranë- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për Vizion Plus mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se nuk përjashton asnjë forcë politike nag aleancat në zgjedhjet parlamentare te vitit të ardhshëm.

Por kjo do të ndoshë theksoi ai vetëm nëse ato parti janë të gatshme të mbrojnë dhe votojnë rezolutën çame. Idrizi tha se do të japë dorëheqjen si kryetar partie në rast se nuk miratohet rezoluta çame në Kuvend.

Gjithashtu, kryetari i PDIU-së tha se partia e tij pretendon pesë mandate në zgjedhjet e ardhshme, pasi ndjehen të fortë në qytetet e Vlors, Sarandës, Fierit, Durrësit e Tiranës. Vetë ai tha se do të kandidojë në Tiranë.

Idrizi i ka bërë thirrje presidentit Nishani që të mbledhë tryezën e partive për të diskutuar daljen nga kriza ku është futur politika për shkak të mosmiratimit të ligjeve me tre të pesat. Ai tha se duhet gjetur një zgjidhje përpara vizitës së Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›