Gripi gjysme milione italiane ne shtrat

Rome 27 Janar NOA- Gripi i kesaj periudhe ka cuar ne shtrat pothuajse gjysme milione italiane te vegel dhe te medhenj.
Sipas Istituto Superiore di Sanita ne Itali 6 ne 10 femije jane te prekur nga ky virus por me e keqja eshte se pritet te vijne te tjere.
Shifrat flasin se me shume jane te prekur femijet e moshes nga 0 deri ne 4 vjec ndjekur nga grupmoshat 5 deri ne 14 vjec dhe 15 deri ne 64 vjec
Istituto Superiore di Sanita Itali ka deklaruar se ne baze te shifrave qe disponon me shume se 450 mije italiane jane ne shtrat.
Shperndarja gjeografike tregon se rajonet me te goditurat nga virusi jane Abruzzo e ndjekur nga Marche dhe Campania. Paraqiten mire Sardenja dhe Friuli.
Ministria e Shendetesise italiane pervec rendesise se vaksinimit ben thirrje per perdorim te kujdesshem te antibiotikeve.
Mos perdorni antibiotike per te trajtuar gripin nese perdorimi i tyre eshte i panevojshem.