E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi Dialekti nuk mund ti ndaje shqiptaret

Kreu i Partise Drejtesi per Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi i ftuar ne forumin Diskutojme censusin eshte shprehur se amendamentet e PDIU-se ndalojne deklarimin e rreme te kombesise ne census. Idrizi theksoi se nuk duhet te kete ndarje mes shqiptareve as per sa i perket etnise as fese e as dialekteve. Sami Frasheri deklaronte nje shekull me pare se shqiptari mysliman qofte ortodoks qofte katolik qofte eshte gjithnje shqiptar. Besa nuk sjell kurre ndarje e carje ne mes te tyre. Keto fjale sot jane me shume se te kohes. Censusi i popullsise nuk mund te na ndaje ne shqiptare greke vlleh e malazeze. Nuk mund te na ndaje ne myslimane ortodokse katolike bektashinj apo bahai. Dhe pa pandehur kemi dy dite qe flasim edhe per gege dhe toske. Sot rikujtoj thenien e nje ambasadori mik te shqiptareve i cili kerkoi nga shqiptaret te flisnin gjuhen e bashkimit dhe sot te gjithe duhet te flasim ate gjuhe - u shpreh Idrizi. Gjithashtu ai theksoi se te gjitha forcat politike duhet te vene ne pah interesin kombetar para atij personal duke rikujtuar thenien e nje ish-ambasadori te huaj i cili 10 vjet me pare beri thirrje per bashkimin e shqiptareve. Eumlshte serish i njejti ambasador e kam fjalen per ambasadorin e Bashkimit Evropian i cili pak kohe me pare kur Shqiperia ishte ne tension per 10 vota kerkoi qe te vendoseshin interesat kombetare mbi interesat e partive pra nje ambasador i huaj i kerkon klases politike shqiptare qe te jete patriote shqiptare. Mund te kuptojme lehte se si funksionon politika shqiptare - vijoi me tej kreu i PDIU-se ndersa theksoi se PDIU ne amendamentet e saj nuk kerkoi qe te cenonte askend perkundrazi po mbron vlerat e popullit shqiptar dhe te Shqiperise sipas tij te gjithe duhet te deklarohen ata qe jane dhe jo te shiten apo te blihen nga njerez te cilet kerkojne percarjen e vendit tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›