E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti opozita serish vendos veton e paktit Rama

Xhafaj Ndryshimet ne Kushtetute jo vetem ne nje nen por ne disa

Kur dy dite me pare ekspertet evropiane kerkuan nisjen sa me pare te proceduarve per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte me ane te ndryshimit te nenit perkates te Kushtetutes Partia Socialiste deklaroi dje se vota e saj per kete ceshtje do te jepet vetem nese pranohet pakti me 10 pika i shpallur nga lideri i opozites Edi Rama si kusht per bashkepunimin me mazhorancen per reformat e domosdoshme qe i nevojiten vendit. Sekretari ligjor i PS-se Fatmir Xhafaj theksoi se vota e opozites per heqjen e imunitetit do te jepet vetem nese pranohet pakti i kryesocialistit i cili kerkon jo vetem ndryshimin e nenit perkates per imunitetin por edhe ndryshime te tjera ne ligjin themeltar nepermjet nje reforme kushtetuese. Per deputetin socialist duhet nje komision i posacem me ekspertizen nderkombetare nje kerkese kjo e paktit me 10 pika te Rames i cili duhet te nderhyje e te ndryshoje nje sere pikash ne Kushtetute. Ngritjen e nje komisioni ad-hoc qe te shqyrtoje ceshtjen e imuniteteve ne vecanti dhe reformen kushtetuese ne teresi duke bere nje proces publik transparent qe te mos jete i ngjashem me procesin e ndryshimeve kushtetuese te vitit 2008. Ndryshimet e Kushtetutes jane te detyrueshme se pari per vete ceshtjen e imuniteteve per te prekur jo nje nen por disa per shkak te vete natyren e ndryshimeve - tha Xhafaj. Ndersa sa i perket propozimit tjeter te projektit te BE-se kunder korrupsionit ne lidhje me rritjen e numrit te votave per te hequr kushtetutshmerisht imunitetin me 93 deputete nga 84 qe eshte aktualisht sekretari ligjor i PS-se tha Edhe 3/5 edhe 2/3 mund te behen vetem me vullnetin e opozites dhe opozita u shpreh qarte. Eumlshte e gatshme te marre pjese ne nje proces te tille. Ne propozojme duke u ulur ne tavoline. Duke u ulur ne tavoline diskutohet negociohet dhe vendoset - u shpreh Xhafaj. Pak kohe me pare kreu socialist Edi Rama ne prezantimin e paktit me 10 kushte te cilesuar si Shqiperia si e gjithe Evropa pohoi sa i perket mungeses se votes se opozites per heqjen e imunitetit se ajo do te jepet vetem nese ndryshohet kushtetuta ne disa pika te saj dhe jo vetem per ceshtjen e imunitetit. Arsyeja pse ne se votojme kufizimin e imunitetit eshte se sduam ta riprekim Kushtetuten ne tym po duam nje proces qe duhet hapur si korrigjim i praktikes se gabuar pa transparence e pa asistence te mirefillte nderkombetare te ndryshimeve kushtetuese te prillit 2008. Per kete propozojme ngritjen e nje tryeze per ta rishikuar Kushtetuten me pranine e Komisionit te Venecias qofte per te kufizuar imunitetin qofte per nderhyrjet ne kushtetute qe lidhen me draftet e ligjeve me 3/5-at qofte per rivleresimin e ndryshimeve te para tre vjeteve ne transparence te plote me publikun. Por kerkesa e socialisteve per nje nderhyrje ne ligjin themeltar te vendi eshte refuzuar nga mazhoranca qeverisese ku kryeministri Berisha ne disa dalje te tij te fundit ka pohuar se kushtetuta e vendit nuk do te ndryshohet. Nuk do te kishte asgje me qesharake dhe jo serioze ne kete vend sesa te ndryshoje Kushtetuta cdo tre vjet sic mendon ai qe i vjen per shtat. Kurre Kushtetuta nuk mund te ndryshoje ne kete menyre dhe nuk do te ishte me qesharake dhe jo serioze per nje vend ne qofte se do te tallej me themelet e shtetit te vet ne kete menyre. Perse duhet te ndryshoje - pohoi ai pak kohe me pare. Ne rastin e imunitetit vete ekspertet e BE-se ne prezantimin e projektit kunder korrupsionit dy dite me pare kerkuan nderhyrje ne kushtetuten e vendit vetem per ceshtjen e heqjes se imunitetit. Por reagimi i opozites ndaj kesaj ceshtje erdhi dje nepermjet sekretarit ligjor te PS-se Fatmir Xhafaj i cili theksoi se vota e socialisteve do te jepet vetem nese nderhyrja do te kryhet ne disa prej neneve te ligjit themeltar duke synuar edhe ate per zgjedhjen e presidentit te Republikes dhe jo vetem ne nje nen te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›