E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Do monitorojmë censusin, s’lejojmë abuzimet

TIRANE- Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi sot se forca që ai përfaqëson do të monitorjë rreptësisht regjistrimin e popullsisë në mënyrë që të mos ketë asnjë mundësi abuzimi me të dhënat.

“Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet si forca e parë që më shumë se prej dy vjetësh është shprehur kundër, sot deklaron publikisht: se do të bëhet garant e amendamenteve të saj të kaluara në Kuvend. Këto amendamente janë i vetmi mjet që të gjithë ne kemi në dorë për të ndalur abuzimin me regjistrimin e popullsisë. Në bazë të tyre, për cdo kënd që do deklarojë kombësi të rreme, INSTAT është i detyruar ta vërtetojë vetëdeklarimin e lirë me të dhënat zyrtare që gjendjen në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.

Duke u shprehur se këtë regjistrim e kanë bojkotuar disa organizata minoritare, por edhe PBDNJ, OMONIA, Idrizi tha se, kjo gjë ndodhi se ata e bojkotuan këtë proces se nuk kishin shumë mundësi për të manipuluar.

“Nëpërmjet kësaj tërheqjeje u zvogëluan shumë mundësitë, që nëpërmjet procesit të censusit të krijohen hapësira për rivendikime minoritetesh të rremë nga fqinjët”, përfundoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›