Kuçi e Rexhepi në forumin e BE për Ballkanin Perëndimor
PRISHTINË- Zv/kryeministri i qeverisë së Kosovës, njëherazi ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do të marrin pjesë në konferencën "Forumi ndërministror i BE-së për Ballkanin Perëndimor, për drejtësi dhe punë të brendshme".
Zyra e shtypit e Ministrisë kosovare të Drejtësisë bën të ditur se konferenca e organizuar nga Presidenca polake e Bashkimit Evropian, mbahet më 3 dhe 4 tetor në Ohër, Maqedoni.
(m.a/ata/BalkanWeb)
Zyra e shtypit e Ministrisë kosovare të Drejtësisë bën të ditur se konferenca e organizuar nga Presidenca polake e Bashkimit Evropian, mbahet më 3 dhe 4 tetor në Ohër, Maqedoni.
(m.a/ata/BalkanWeb)