Gjirokastër, minoritarët e Dropullit nuk bojkotojnë regjistrimin
GJIROKASTËR- Procesi i regjistrimit të populllsisë ka nisur normalisht edhe në qarkun e Gjirokastrës. Teksa zëra të ndryshëm prisnin një bojkot në Dropull, zona këto të minoritetit edhe në këto komuna censusi ka nisur normalisht.
I vetmi problem ndodhi në komunën Dropull i Sipërm, ku gjithcka nisi me 3 orë vonesë për shkak të largësisë së fshatrave, duke bërë që zyra e censusit të rishikojë këtë problem.
Sipas përfaqësuesit Jorgo Masho, personat e zgjedhur për anketim në këto zona janë të gjithë minoritarë dhe nuk pritet të haset vështirësi në plotësimin e pyetësorit.
“Duhet theksuar këtu se anketuesit janë të gjithë minoritarë ata që bëjnë regjistrimin. Mund të themi se procesi ka shkuar normalisht dhe nuk ka pasur probleme me refuzimin e pyetësorit”, tha ai.
Sipas përfaqësuesve të zyrës së censusit në qarkun e Gjirokastrës, përgatitja e anketuesve dhe testet e realizuara do të mund të sigurojnë mbarëvajtjen e mëtejshme të këtij procesi.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjirokastër, minoritarët e Dropullit nuk bojkotojnë regjistrimin