E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Jemi gati ti blejme pronat ne ameri te shpetojme fqinjet nga katastrofa

Tubimi ne Qafebote kreu i PDIU Kufiri grek eshte sot me i blinduari i Europes

Ne Kllogjer e Qafebote ky 25 qershor solli perseritjen e marshimit te madh ne perkujtim te viktimave dhe debimit me dhune te popullsise came nga shtepite dhe trojet e tye ne ameri ne qershorin e 1944-es. Per te pestin vit radhazi ceshtja came qe po perparon ne rrugen e zgjidhjes se saj vjen si nderim me lule dhe qirinj per 2700 viktimat por edhe si nje amanet tek te gjallet per te mos hequr dore nga shkuarja ne vatrat dhe tokat e lena ne perndjekje te dhunsme nga forcat zerviste. Dy viloina ne kodren perballe varrezave te Kllogjerit dhe nje recitim dramatik i aktorit te madh Mirush Kabashi kane folur shume per mijera camet e mbledhur nga te gjitha qytetet shqiptare dhe per ceshtjen e tyre. Me camet e perkrah tyre ne kete pelegrinazh kishin ardhur njerez nga te gjitha trojet shqiptare ishte edhe vellai i Adem Jasharit nga Kosova edhe edhe perfaqesues nga shoqeria Vatra e shqiptareve te Amerikes edhe Princi Leka. Kreu i PDIU Shpetim Idrizi deputeti Dashamir Tahiri e Presidenti Tahir Muhedini kryetari i shoqates ameria Adrian Tana u ndjene te rrethuar nga mijera mbeshtetes te tyre ne zgjimin dhe zgjidhjen e ceshtjes came. Dhjetera autobuset me targa nga i gjithe vendi mbanin baderolen ku shkruhej Trendalifilat e amerise dhe ky ka qene si nje dedikim i ketij mrshimi per ata qe u kthyn ne trendafila duke vdekur per ceshtjen came te perndjekur me perdhune 67 vite me pare.

Ne Qafebote doganat e kufijve te te dy shteteve nuk dalloheshin pasi ne sheshin e doganes sone ngrihej nje tribune e ndricuar dhe e dekoruar me simbole kombetare e me ato te PDIU-se nje gjethe ulliri qe bleron ne nje sfond bluje te embel qe duhet te simbolizoje krahinen e bekuar nga Zoti te amerise. Foles te shumte sollen emocionet e tyre per kete dite simbol te qendrses dhe unitetit te krahinave shqiptare. Adrian Tana dhe Tahir Muhedini gruaja e PDIU dhe diaspora e Amerikes serish Mirush Kabashi me fjalen poetike e me artin trondites. Serish muzike me motive came midis. Fjala e numrit nje te PDIU Shpetim Idrizi pati nje pritje te jashtezakonshme per mesazhet e forta dhe idete e reja.

Ai ka qene gjithaq stigmatizues ne fjalen e vet ndaj shtetit grek per faktin qe duke injoruar historine tragjike dhe perndjekjen dramtike te cameve i ngre permendoren e turpit Napolon Zerves. Ai ka hequr nje paralele mes gjenocidit grek ndaj cameve dhe gjenocidit serb te shekullit 19 ne Nish mbi kosovaret qe u perserit edhe nje here ne mbyllje t shekullit te 20.

Qafeboten Idrzi e ka quajtur vendin ku perplasen dy qyteterime te medha helen dhe iliro-pellazg. Por kjo porte e nje vendi europian nuk mud te behet muri i fundit i Berlinit ne Ballkan. Ai e ka quajtur kufirin grek me te blinduarin ne Europe te blinduar per baballaret tane qe nuk lejohen te shohin shtepite e tyre. Idrizi u nal edhe precedentin qe ka ndodhur dje me ndalimin edhe te grupit te gazetareve shqiptare. Cili gazetar grek dhe cili deputet nuk eshte lejuar te vije ne Shqiperi kur ka dashur ka pyetur Idrizi. Ai tha se ka ardhur ne oren e zgjidhjes ceshtja came duke kujtua edhe ate qe cami ortodoks Papulias Presidnti i sotem i Greqise ka thene 20 vjet me pare do kemi kohe te flasim per kete problem plaget jane te hapura. Tani tha Idrizi 20 vite kaluan dhe zgjidhja duhet te vije. Beteja jone- tha Idrizi- nuk eshte beteje pronash pasi jemi gati ti blejme prape pronat tona ne Greqi dhe ti ndihmojme fqinjet te kalojne katastrfen ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›