PS Kerkojme perseritje te zgjedhjeve ne Tirane
Partia Socialiste zbuloi dje rrugen ligjore qe do te ndjeke per mandatin e kryebashkiakut te Tiranes. Tashme qe procesi zgjedhor ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mori fund dhe kandidati i mazhorances Lulzim Basha u shpall me nje fitore prej me 93 votash socialistet do te kerkojne pavlefshmerine e zgjedhjeve ne Tirane per ti hapur keshtu rrugen perseritjeve te zgjedhjeve ne kryeqytet. Ky qendrim u be dje i ditur nga ana e sekretarit organizativ te PS-se Blendi Klosi i cili nepermjet nje deklarate per mediat theksoi se PS-ja do te kerkoje pavlefshmerine e plote per sa i perket votimit dhe procesit te administrimit te votave ne Tirane. Sipas Klosit fitorja ne kete gare i takon kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama dhe per kete arsye pavlefshmeria do te kerkohet per shkak se kryetari i KQZ-se Arben Ristani e ktheu procesin e administrimit te votave ne nje masaker zgjedhore. Partia Socialiste dhe opozita e bashkuar e bindur se fitorja ne 8 maj i takon Edi Rames dhe se fitorja e Edi Rames ishte nje fitore madheshtore mbi makinerine qeverisese e bindur se Sali Berisha dhe Ristani i prishen keto zgjedhje per te fshehur humbjen e tyre ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine do kerkoje pavlefshmerine e plote per kete masaker elektorale deklaroi Klosi per mediat. Ky qendrim i cili pritet te shqyrtohet se shpejti ne Kolegjin Zgjedhor vjen sipas Klosit edhe per shkak te nje parregullsie totale per sa u perket fleteve qe u rinumeruan. Nisur nga fakti se sipas Klosit gjate ketij procesi u gjenden flete te manipuluara votimi kuti te shqyera dhe kode te parregullta sigurie e bene kete proces krejtesisht te pabesueshem dhe jo te qendrueshem. Kode te ndryshuara kodet qe mungojne flete votimi jashte zarfeve te futura nga brimat e kutive te cara ne bodrumet e KQZ-se. Flete qe kane fluturuar me kilometra nga njera qender ne tjetren nepermjet duarve te inkriminuara te sherbetoreve te sherbetorit Ristani. Kodet e numrat e votave qe nuk perputhen me procesverbalet kuti te thyera e te shqyera tregojne me se miri se cfare permasash ka arritur manipulimi i vullnetit te qytetareve te Tiranes deklaroi deputeti i PS-se duke folur per arsyet qe i cuan socialistet te mendojne nje hap te tille juridik. Por normalisht vendimi i Kolegjit Zgjedhor ne lidhje me kete kerkese qe pritet te depolitizohet zyrtarisht nga socialistet do te percaktoj edhe hapat e ardhshem qe do te merren nga opozita per situaten e krijuar. Nga ana tjeter ne fund te ketij muaji PS do te mbledhe edhe Asamblene e saj Kombetare perfaqesuesit e te ciles do te vendosin per hapat qe do te ndermerren ne lidhje me procesin juridik dhe politik per Tiranen.