PS Gjoncaj Mungese integriteti per 40 te kutive
Perfaqesuesi ligjor i PS-se Genc Gjoncaj paraqiti pretendimet e tij mbi parregullsine e procesit ne Tirane pikerisht ne ate pjese ku KQZ-ja nisi vleresimin e fleteve te kontestuara. Se pari tabela ka korkondance pasi ka nje diference me 870 vota me shume se zgjedhes dhe nje diference me 204 vota te vlefshme ndaj te pavlefshmeve. Se dyti te gjithe pane ne hapjen e kutive te urdheruar nga Kolegji se 503 prej tyre kishin mosrakordim te kodit 5 rreth 30-40 e kutive kishin probleme serioze te integritetit dhe sigurise se tyre. Se treti ju keni deshmuar provat e nderhyrjes nga jashte ndersa keni vertetuar se mund te futeshin flete votimi. Ketu ne pikepyetje eshte roli i KQZ. Se katerti ju vepruat ne kutite e thyera te cilat pa u hetuar vendoset te merren parasysh. Se pesti ne dhe ju ishim deshmitare te fleteve te hedhura te votimit te cilat nuk i perkisnit kutise qe ishin hedhur. Se gjashti ne rreth 25 raste u konstatua mungesa e zarfit te fleteve te pavlefshme. Se shtati keni tejkaluar urdherimin e Kolegjit se keni numeruar dhe flete qe ishin quajtur te pavlefshme nga KQZ tha Gjoncaj. Sipas tij rezultati i ketyre praktikave te paligjshme eshte fakti i rritjes se numrit te votave ne krahasim me numrin e votuesve. Une jam i bindur se pretendimet tona nuk do merren parasysh se ne KQZ urdherohet dhe vendoset ajo qe kerkohet nga Partia Demokratike dhe detyra jone eshte qe ti tregojme manipulimet e bera deklaroi Gjoncaj.