Idrizi Koha tashme punon per shqiptaret

Durres 9 nentor NOA - Partia Drejtesi dhe Unitet zhvilloi dje nje takim me qindra simpatizante te vete ne qytetin e Durresit ku kryetari i saj Shpetim Idrizi pershendeti perpara te pranishmeve vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine.
Sipas tij ky vendim eshte realizimi i objektivave te rilindesve shqiptare. Ai theksoi se pas Pavaresise se Kosoves anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe liberalizimi i vizave tregon se koha tashme punon per shqiptaret.
Rilindesit tane kane shkruar se per shqiptaret dielli lind nga perendimi. Dhe kjo eshte e vertete miqte e mi. Liberalizimi i vizave eshte nje arritje per te gjithe shqiptaret. Ne sot jemi nje hap me afer realizimit te objektivave tona. Kohet e fundit kombi shqiptar po perjeton momente historike qe prej Pavaresise se Kosoves anetaresimit te Shqiperise ne Nato dhe se fundmi liberalizimin e vizave. Sot koha punon per shqiptaret. Partia Drejtesi dhe Unitet do te vijoje qe te votoje ne Kuvend por cdo vendimi nisme dhe ligji qe sjell Shqiperine me afer Evropes tha Idrizi.
Me tej kreu i PDU-se parashtroi tek te pranishmit objektivat e Partise Drejtesi dhe Unitet si edhe pikat kryesore programore te saj.
PDU do te vijoje te bashkepunoje me te gjitha forcat politike te Kosoves per te afirmuar pavaresine e saj. PDU do te vijoje te bashkepunoje me te gjitha forcat politike shqiptare ne Maqedoni Mal te Zi dhe Luginen e Presheves per te rritur statusin e shqiptareve ne keto vende. PDU do te intensifikoje perpjekjet per te ruajtur trashegimine kulturore ne menyre qe ate qe na trasheguan te paret kulturen tone identitetin tone ne tua transmetojme te pacenuar dhe te pasuruar pasardhesve tane. Unifikimi i gjuhes shqipe ze nje peshe edhe me te madhe ne programin tone dhe pa dyshim ne do te luftojme per zgjidhjen e ceshtjes came u shpreh ai.
n.e/NOA