E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi burgjet pranojne rastin e pare te vdekjes me HIV/AIDS

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve pranon zyrtarisht viktimen e pare te HIV/AIDS-it ne burgjet shqiptare si dhe faktin qe ne burg ndodhet edhe nje i semure i dyte por nen kontroll te mjekeve dhe autoriteteve te burgut. Permes nje deklarate zyrtare per shtyp kjo drejtori shpjegon edhe menyren se si eshte ndjekur periodikisht semundja e viktimes Almir Cani nderkohe qe saktesojne se konstatimi i semundjes HIV/AIDS eshte bere vetem javen e kaluar. Sipas burimeve fillimisht viktima eshte mjekuar per probleme dermatologjike te konstatuara ne trupin dhe fytyren e tij. Me pas per mjekime te specializuara eshte derguar ne Tirane ne qendren spitalore Nene Tereza. Nderkohe burgjet mohojne qe viktima te kete pasur deviacione seksuale probleme me dhembet te dentisti takime speciale apo dhe kontakte te tjera me te denuarit apo te paraburgosurit kur ka qene ne Tirane dhe Peqin. Pra konfirmohet fakti qe ai nuk ia ka transmetuar seksualisht apo dhe ne menyra te tjera te denuarve apo ndonje femre me te cilen mund te kishte lidhje gjate kohes qe ka qene ne burg. Me tej ne deklaraten e tyre burgjet shprehen se per rastin e dyte bere publik si i semure me HIV/AIDS behet e ditur se gjithcka eshte nen kontroll. Ne lidhje me te denuarin tjeter me inicialet B. O. nuk perben objekt rrezikshmerie dhe infektimi per bashkevuajtesit e tjere duke njohur shkaqet e infektimit te kesaj semundjeje dhe historikun e personit - perfundojne burimet zyrtare.

Dinamika spitalore e viktimes Cani

Burgjet bejne te ditur zyrtarisht se Valmir Cani ka ardhur ne burgun e Peqinit ne date 15.7.2010 nga burgu Mine Peza. Ne kartelen e tij klinike vleresimi eshte Pa probleme shendetesore. Ne burgun e Peqinit per here te pare eshte paraqitur per vizite ne daten 18.8.2010 per nje infeksion ne fytyre furunculoze faciale per te cilen u dergua urgjentisht ne spitalin e Elbasanit per vizite te specializuar te mjeku dermatolog dhe ORL. Eumlshte trajtuar sipas rekomandimeve dhe analizat gjak-komplet dhe urine-komplet kane rezultuar normale. Ne daten 15.9.2010 u dergua perseri ne spitalin e Elbasanit ku u konkludua per semundjen e Psoriazit problem dermatologjik dhe iu rekomandua te shkonte ne repartin e Dermatologjise ne Tirane. Ne daten 16.9.2010 personi u dergua ne Qendren Spitalore te Burgjeve ku u vizitua nga mjeket specialiste dermatologe te QSUT Nene Tereza te cilet konkluduan per nje Furunkuloze dhe Dermatit Seborik. U rekomandua mjekim me antibiotike dhe betadine. Ne daten 1.10.2010 personi ankohet per nje dhimbje te kembes se majte dhe dergohet tek neurologu i Spitalit Civil ne Elbasan i cili rekomandon analize imazherike CT dhe ne date 8.10.2010 personi dergohet ne Spitalin e Burgjeve Tirane me diagnoze neurologjike Paraplegji inferiore e kembes se majte. Eumlshte shtruar ne Spitalin e Burgjeve me nr. kartele mjekesore - 341 me diagnoze Hemipareze e majte me natyre per tu determinuar. Personit i jane kryer analiza laboratorike dhe imazherike qe nga CT e kokes me kontrast deri tek RMC per arsye se diagnoza shkonte ne pamjet imazherike per nje Ca me Metastaza cerebrale. Ne daten 1.11.2010 konfirmohet diagnoza per HIV pozitiv dhe personi eshte shtruar urgjent ne reanimacionin e Spitalit Infektiv ku ka nderruar jete disa dite me vone. Ne lidhje me dinamiken e veprimeve te tij Cani nuk eshte paraqitur asnjehere per vizite prane stomatologut dhe nuk eshte trajtuar ndonjehere prej tij nuk ka shfaqur shenja te deviacionit seksual nuk ka kryer takime speciale nuk ka tatuazh si dhe nuk ka perdorur sende personale te bashkevuajtesve te tjere.

Projekti

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ben te ditur se ne bashkepunim me shoqaten Stop Aids financuar nga Global Fund per HIV/Aids si dhe Programi Kombetar i HIV/Aids ISHP kane perfunduar me sukses fazen e pare dhe te dyte te projektit Per parandalimin e HIV/AIDS/IST ne Sistemin e Burgjeve. Projekti ka hyre ne fazen e trete qe perfshin periudhen prill 2010 ndash mars 2011 dhe eshte duke u zbatuar ne IEVP Durres Rrogozhine Ali Demi dhe ne Institutin e te Miturve Kavaje. Ne perfundim te dy fazave te para nuk u konstatua asnje i burgosur i infektuar me semundjen HIV/AIDS. Synimi kryesor i projektit eshte rritja e ndergjegjshmerise se administrates se burgjeve per krijimin e nje ambienti sa me te pershtatshem per parandalimin e HIV/AIDS-it dhe sigurimi i informacionit te nevojshem per popullaten e burgosur per keto semundje infektive. Gjetjet kryesore gjate zbatimit te projektit ishin se te burgosurit jane me risk te larte ne lidhje me infeksionin HIV per shkak te nivelit te ulet te informacionit si dhe marredheniet seksuale apo sjelljet me risk qe ata kane pasur perpara se te burgoseshin.

Testimi vullnetar

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ben te ditur se eshte me interes te theksohet fakti se mbi 90 e te denuarve dhe paraburgosurve ne IEVP e siperpermendur shprehen vullnetin e tyre per te kryer nje testim vullnetar per HIV duke ruajtur konfidencialitetin. Kjo si rezultat i sensibilizimit dhe rritjes se nivelit te njohurive te burgosurve. Nga rezultatet e para asnje i burgosur nuk ka rezultuar pozitiv. Gjithashtu eshte per tu vene ne dukje se depistimet apo testimi i te denuarve per semundje infektive vecanerisht HIV/AIDS bazohet ne vullnetin e lire te personave. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve apo Institucionet e Ekzekutimit te Vendimeve Penale nuk mund te detyroje te denuarit dhe te paraburgosurit te kryejne testime te kesaj natyre pasi cenon dinjitetin e personit. Puna e stafit te social dhe shendetesor te IEVP eshte fokusuar ne ndergjegjesimin e kesaj kategorie per te perfituar nga mundesite e ofruara te kryejne testimin ne menyre qe te mos rrezikojne jeten e personave te tjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›