E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqen vizat kalimi pa kushte drejt BE

09/11/2010Shqiptaret levizin lirshem prej 15 dhjetorit ne hapesiren Shengen. BE zyrtarizon vendimin

Brukseli ministrat votojne ne unanimitet pro liberalizimit te vizave

Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina drejt vendeve europiane vetem me pasaporta biometrike

Oli Xhilaga

Shqiptaret kane te drejte te levizin lirshem ne hapesiren Shengen. Vendimi i Brukselit dje i dha nje te drejte te tille Shqiperise duke zyrtarizuar ne kete menyre vendimin per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Njekohesisht ishte po ky vendim qe beri te mundur realizimin e endrres se vjeter te cdo shqiptari per te hequr embargon e vizave me vendet e hapesires Shengen. Me ne fund qytetaret e vendit tone mund ta ndiejne veten evropiane.

Vendimi

Ne unanimitet Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian miratoi dje ne mesdite liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Nderkohe pas nje votimi te tille nga Brukseli erdhen mesazhet e para per klasen politike te ketyre dy vendeve. Keshtu ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise se Bashkimit Europian pas votimit pro vendimit te marre me heret nga Parlamenti Evropian apeluan gjate nje konference per shtyp ne Bruksel se vendet qe perfituan nga ky proces tani duhet te pergatiten ta zbatojne rigorozisht ate. Ky proces duhet te perdoret per qellimet e duhura dhe jo per azil - u shprehen ministrat e BE-se. Gjithashtu ne vleresimin e tyre votimi ne menyre unanime ishte nje sinjal i forte politik se BE-ja voton e bashkuar per vendime kaq te rendesishme. Njekohesisht ne deklaraten e tyre ministrat e BE-se u rikujtuan Shqiperise dhe Bosnjes ate qe ndodhi me Serbine dhe Maqedonine vende te cilat kerkuan azil. Sipas tyre nje situate e tille do te ishte e papranueshme dhe BE-ja ne rast se sheh shkelje te tilla kercenon se do te riktheje mekanizmin per rivendosjen e vizave. Tani u takon shteteve perkatese te marrin pergjegjesite dhe te zbatojne procesin per te cilin jemi shume te lumtur qe e votuam unanimisht -vleresohej ne deklaraten e ministrave te BE-se.

Qendrimi

Nje dite historike per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen eshte cilesuar nga komisionerja evropiane per ceshtjet e brendshme Sesilja Malmstrom vendimi per liberalizimin e vizave. Qytetaret e ketyre dy vendeve shpejt do te mund te udhetojne me nje pasaporte biometrike pa viza ne vendet e BE-se qe jane pjesetare te politikes se perbashket te vizave dhe ato qe jane ne zonen Shengen - vuri ne dukje Malmstrom pas marrjes se vendimit.

Gjithashtu ajo beri me dije faktin se komisioni ka krijuar nje proces monitorues qe synon te parandaloje rreziqet per abuzimin dhe keqperdorimin e procedurave te kerkimit te strehimit. Eshte me rendesi shume te madhe qe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina te vazhdojne te intensifikojne fushaten informative per tu shpjeguar si duhet qytetareve te tyre kuptimin e udhetimit te shkurter pa viza - deklaroi komisionerja Malmstrom. Heqja e regjimit te vizave per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines nis zyrtarisht me 15 dhjetor.

Lideret e te dy kraheve pershendesin vendimin per levizjen e lire

Bosnje-Hercegovina ne delir per liberalizimin

Incko Kjo eshte nje epoke e re ne marredheniet me BE-ne

Me jo pak gezim eshte pritur lajmi per liberalizimin e vizave edhe nga qytetaret boshjake te cilet kane festuar dje ne rruget e Sarajaves. Por jo vetem kaqvendimi per liberalizimin e vizave eshte pershendetur dhe nga politikanet e te dyja kraheve myslimane dhe serbe ne kete vend. Nderkohe perfaqesuesi i larte ne Bosnje Valentin Incko ka pershendetur vendimin e ministrave te Brendshem te BE-se per heqjen e vizave. Liberalizimi i vizave shenon fillimin e nje epoke te re ne marredheniet mes Bosnjes dhe Bashkimit Evropian - ka deklaruar Incko. Pershendetje kane ardhur edhe nga kryeministri i Republikes Serbe te Bosnjes Milorad Dodik i cili ka theksuar se ky vendim duhej te ishte marre me heret. Shkelqyeshem Ky eshte nje lajm i mire dhe une perfitoj nga rasti per ti uruar te gjithe - ka thene Dodik. Bosnja eshte nje nga vendet qe u martirizua me shume gjate luftes ne ish-Jugosllavi. Me nje shumice myslimane dhe me dy parlamente nje i perbere nga myslimanet dhe nje nga serbet e Bosnjes ky vend mund te thuhet se eshte unik ne llojin e qeverisjes. Gjithsesi pavaresisht mosmarreveshjeve qe kane palet per ceshtje te ndryshme kryesisht etnike serish kane mbajtur qendrime te perbashketa kur kjo u eshte kerkuar per ceshtje te interesit kombetar. Bosnje-Hercegovina dhe Shqiperia jane dy vendet e fundit ne Ballkanin Perendimor qe perfituan nga heqja e regjimit te vizave ne zonen Shengen. Ne te njejten kohe vitin e kaluar vizat u hoqen per tri vende te tria ne ish-Jugosllavi Serbine me gjithe konfliktet e brendshme dhe problemet me etnite Malin e Zi dhe Maqedonine. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina u lane jashte vitin e kaluar duke aluduar se kane nevoje per kohe per te plotesuar kriteret. Gjithsesi nga shume analiste shtyrja e procesit te liberalizimit te vizave te pakten per Shqiperine nuk ka qene vetem ceshtje kriteresh pasi vendi yne ka qene me perpara se ndonje vend qe perfitoi nga ky vendim por mund te kene qene situata politike apo dhe vete politikat qe ndjek BE-ja me Ballkanin Perendimor.

Dokumentet ne kufi

- Nese udhetoni per aktivitete te ndryshme dokumentacioni mbi aktivitetin per te cilin ju jeni ftuar. Nese udhetoni per arsye shendetesore konfirmim te institucionit shendetesor ku do te shkoni apo rekomandim nga institucioni shendetesor shqiptar rastet e kryerjes se analizave etj..

- Nese shkoni per vizite te nje i aferm juaj duhet te jepni informacion mbi te dhenat e personit qe ju pret adresen e tij nr. telefoni etj.

Se treti duhet te keni mjete te mjaftueshme te jeteses si per periudhen e qendrimit te synuar ne rast te vizites per turizem

Kontrollet ne kufi do te jene mjaft te rralla dhe vetem ne raste te dyshimit per qellimine vizites. Ndersa ne pike kalimi do te deklarohet vetem pasaporta biometrike

Deklarata e kryeministrit

Kjo eshte kartolina me e bukur per festat.

U krye - keshtu e filloi konferencen e tij per shtyp kryeministri Berisha vetem pak caste nga dhenia e vendimit te ministrave te brendshem te BE-se per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. I emocionuar Berisha u shpreh qe kjo eshte dita kur politika duhet te nderoje dhe te shprehe respektin me te madh ndaj atyre qe 20 vjet me pare me dy gishtat lart mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes me moton E duam Shqiperine si gjithe Evropa Vendimi i sotem i djeshem - theksoi kryeministri - shenon shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur te te rinjve shqiptare te qytetareve shqiptare shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e tyre pas renies se perdes se hekurt. Gjithashtu Berisha nenvizoi se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Europes ju dergojne shqiptareve ne prag te 98 vjetorit te Pavaresise. Ai shtoi se ky vendim eshte kartolina me e bukur e jetes qe qytetaret shqiptare marrin per festat e fundvitit per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kjo qeveri eshte e vendosur per bashkepunimin me te ngushte ne menyren qe ky akt madhor besimi historik ndaj Shqiperise dhe shqiptareve te mos krijoje ne vendet ne qytetet e tyre as problematiken me te vogel. Perkundrazi te shperblehet ky besimi i madh me miresine e merituar -perfundoi fjalen e tij kryeministri Sali Berisha.

Eugen Volfart

Vendimin per liberalizimin e vizave per Shqiperine qe u mor dje nga ministrat e Brendshem te BE-se e ka pershendetur edhe ambasadori Eugen Volfart kryetar i prezences se OSBE-se ne Shqiperi. Vendimi i marre sot dje ne Bruksel perben nje vote te qarte besimi nga te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian - tha Volfart. Duke shprehur sigurine e tij persa i perket shfrytezimit maksimal te ketij shanci qe vendet e BE-se i dhane shqiptarwve ambasadori Volfarth u shpreh se Jam i sigurt se cdo qytetar shqiptar do ta perdore me se miri kete liri te re ne menyre te plote e te pergjegjshme.

Koncert festiv per liberalizimin

Vendimi i djeshem per heqjen e regjimit te vizave eshte shoqeruar nga bori makinash te cilat ishin te mbuluara nga flamujt kombetare dhe ato te BE-se. Festimet kane vazhduar edhe gjate oreve te pasdites dhe qielli i kryeqytetit eshte mbushur nga dritat shumengjyreshe te fishekzjarreve. Por nuk do te mbaroje me kaq festa e shqiptareve per marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave. Ato do te vazhdojne edhe gjate dites se sotme. Duke qene se tashme sheshi Skenderbej eshte ne faze rikonstruktimi koncerti festiv per ngjarjen me te rendesishme per shqiptaret do te zhvillohet ne sheshin tjeter te Tiranes ate Nene Tereza. Koncerti i cili do te filloje ne oren 1700 dhe pritet te zgjase deri ne oret e vona te nates eshte konceptuar ndryshe nga heret e tjera nga skenaristet. Ai do te kete elemente te reja dhe te pashfaqur ndonjehere ne Shqiperi. Gjithashtu mesohet se jane kontaktuar kengetare jo vetem nga Shqiperia por dhe nga Kosova Maqedonia etj. Sigurisht qe nuk do te mungojne edhe emra te muzikes boterore per te marre pjese ne kete feste mbareshqiptare. Nga ana tjeter qeveria shqiptare nuk do te kursehet per sa i perket organizimit te festes e cila eshte ideuar s nje bashkim i shqiptareve.

Raportuesja e PE-se Tanja Fajon

Shqiperia dhe Bosnja i permbushen te gjitha kriteret per liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e konfirmoi kete ne shtator dhe Parlamenti Evropian u pajtua me vendimin - ka thene permes nje komunikate per mediet Tanja Fajon. - Ne u dhame fund radheve te gjata para konsullatave dhe i rrezuam muret qe ndanin familjet dhe miqte. Pergjegjesia tani bie mmi te gjitha palet. Disa nga vendet e BE-se ende kane frike nga fluksi masiv i azilkerkuesve dhe banoreve ilegale por frika nuk eshte justifikuar. Njerezit qe deshironin te linin vendin tashme e kane bere ate dhe ne dime se kriminelet nuk kane kufij vizat nuk jane kercenim per ta.

Nenkryetari i delegacionit te PE-se Kacin

Nenkryetari i delegacionit te PE-se per Evropen juglindore Jelko Kacin pershendeti vendimin e Keshillit te Ministrave te BE-se per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje e Hercegovines. Ai theksoi se dy qeverite duhet ta shfrytezojne kete moment pozitiv dhe ti forcojne perpjekjet e tyre operative per integrime evropiane qe per Bosnje-Hercegovinen nenkupton formimin e qeverise dhe parlamentit. Sipas tij heqja e vizave u garanton lirine e levizjes qytetareve te Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovinen si dhe ofron mundesi te pashfrytezuara deri tani per zhvillimin e marredhenieve ndermjet ketyre shteteve dhe BE-se.

Eduart Kukan

Shqiperia i ka plotesuar kriteret e kerkuara - keshtu ka deklaruar kreu i PE-se per Ballkanin Perendimor Eduard Kukan ndersa Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se vendosi per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Nderkohe Kukan paralajmeron se i gjithe procesi deri ne vendimin e djeshem eshte shoqeruar nga paralajmerime te forta. Komisioni Europian do te ndjeke nga shume afer qytetaret shqiptare qe do te perfitojne nga liberalizimi i vizave qe ata te mos kerkojne azil politik leje qendrimi apo leje pune. Ata duhet te respektojne ne menyre rigoroze rregullat afatet kohore dhe procedurat e BE-se - tha ai.

Jozefina Toaplli

Kjo eshte nje dite historike per te gjithe qytetaret shqiptare - keshtu e cilesoi Kryetarja e Kuvendit vendimin per liberalizimin e vizave pasi Shqiperia plotesoi ne nje kohe te shkurter kerkesat e Bashkimit Evropian. Topalli theksoi se kete liri shqiptaret do ta perdorin me pergjegjesi. Ne fund te deklarates kryeparlamentarja duke falenderuar te gjithe deputetet europiane dhe presidencen belge te cilet kane vleresuar arritjet e Shqiperise vuri ne dukje se tashme levizja e lire eshte bere nje realitet i prekshem per te gjithe shqiptaret dhe Perendimi nuk eshte me nje enderr per ta.

Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi ka pershendetur vendimin e ministrave te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Ne nje mesazh drejtuar shqiptareve kreu i shtetit e ka cilesuar kete dite si nje dite te shenuar dhe si vendimin me te rendesishem pas pavaresise se Shqiperise. Sot dje ra muri i vizave per shqiptaret. Kjo eshte nje ngjarje e gezuar per te gjithe dhe shqiptaret duhet ta shfrytezojne hapesiren qe i garanton levizja e lire ne hapesiren Shengen- theksoi Topi duke e cilesuar kete dite si ngjarjen e trete historike ne vend pas pavaresise dhe shembjes se diktatures ne vitin 1991.

Meta Ky eshte vendim i standardeve te plotesuara

Zevendeskryeministri dhe kryetari i LSSI-se Ilir Meta deklaroi se vendimi per liberalizimin e vizave eshte arritja me e madhe. Meta shprehu mirenjohjen e thelle per kete votim historik pasi shqiptaret arrijne nje stad te shkelqyer te lirise se tyre qe eshte rezultat i arritjeve te medha i standardeve te plotesuara dhe ne kete menyre realizohet nje aspirate e jashtezakonshme e te gjithe atyre shqiptareve e te gjithe atyre nenave shqiptare e te gjithe atyre te rinjve shqiptare e te gjithe atyre qe edhe pse ne keta 20 vjet te tranzicionit dhe te demokracise arriten te shfrytezojne shume avantazhe te ketij sistemit kishin nje pengese kishin nje barriere qe tashme bie nje here e pergjithmone - u shpreh zevendeskryeministri ne pershendetjen e tij. Nderkohe nje pershendetje per kete dite ka dhene dhe ministri i Jashtem Haxhinasto.

Kreu i PS-se pershendet vendimin

Rama Heqja e vizave legjitim festimi i kesaj dite

Sot me shembjen edhe de jure te murit te vizave per te gjithe qytetaret dhe qytetaret e ketij vendi qe deri dje e kishin te pamundur ta kapercenin pragun e Europes pa vize eshte pa asnje dyshim ora per tu gezuar dhe ora per tu lene mundesine te gjitheve qe ta shijojne kete moment te patrazuar nga asnje polemike dhe nga asnje replike. Per te tilla ka dite te tjera dhe sigurisht nuk do mungojne. Nje fraze te tille zgjodhi dje te pershendeste vendimin e ministrave te BE-se per liberalizimin e vizave kreu i PS-se Edi Rama. Keshtu gjate nje deklarate per shtyp kryetari i socialisteve risolli ne vemendjen e opinionit publik te gjitha perpjekjet e panumerta ato mundime e sakrifica te patregueshme te qindra mijera shqiptareve edhe kur regjimi ra por muri i vizave mbeti. Njekohesisht Rama rikujtoi dhe tragjedite qe pesuan familjet shqiptare per shkak te ekzistences se nje muri te tille. Jane te gjitha keto sakrifica te pashembullta keto kujtime te renda dhe keto perpjekje te patregueshme qe e bejne Shqiperine nje rast te vecante dhe gezimin e sotem te shqiptareve nje gezim te vecante qe nuk ka te krahasuar me gezimin e te gjithe atyre qe dolen nga i ftohti komunist dhe sot jane ne BE ne momentin kur moren te drejten te levizin pa viza sepse historia jone eshte pak e ndryshme nga e tyre dhe per kete arsye dhe ky gezim sot eshte legjitim - vuri ne dukje kreu Rama. Sipas tij eshte legjitim qe te gjithe shqiptaret te ndihen te cliruar nga nje peshe e rende.

Vendimi per liberalizimin e vizave pritet me entuziazem nga te gjithe qytetaret

Liberalizimi i vizave feste

ne sheshet e qyteteve

Liberalizimi i vizave per Shqiperine ka pasuar me feste ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Flamuj bori pa fund dhe thirrje gezimi jane degjuar ne te gjithe rruget sheshet dhe banesat e shqiptareve.

Festimet

Te rinjte fierak kane festuar ne sheshin Fitorja ne qender te qytetit vendimin e ministrave te BE-se per liberalizimin e vizave. Per here te pare pas 20 vitesh kerkesash e perpjekjesh shqiptaret e shohin veten prane endrres evropiane. Ndersa pritej vendimi i ministrave te Brendshem te BE-se te rinjte e forumit demokratik te Fierit jane mbledhur per te festuar kete ngjarje te shenuar. Sheshi Fitorja ne qender te qytetit eshte shnderruar ne shesh te festimit per te rinjte e ketij forumi. Kreu i forumit rinor Neritan Lloshi eshte shprehur se ky tubim eshte shprehje e gezimit lumturise qe merr kjo dite per te gjithe shqiptaret e sidomos per te rinjte. Eshte nje nga momentet me historik te vendit tone-ka thene Lloshi. Une besoj se edhe ne kete festim spontan rinia shpreh diten e gezimit dhe entuziazmit te suksesit te PD-se ne keto 6 vjet te qeverisjes se saj. Integrimi i fierakeve ne familjen e madhe evropiane u shpreh me entuziazmin e te gjithe shtresave dhe grupmoshave te cilet shprehen gezimin e tyre per udhetimin ne vendet shengen vetem me pasaporte biometrike. Nderkohe dhe ne Vlore festimet per diten e aprovimit te vizave u festua nga te djathtet te cilet organizuan aktivitete me rastin e ketij evenimenti. Menjehere pas vendimit per aprovim te djathtet jane mbledhur ne nje salle konferencash ku kane folur ne lidhje me kete eveniment duke u pershendetur fillimisht nga kryetari i qarkut dhe me pas prefekti i Vlores. Edhe deputeti i PDU-se Dashamir Tahiri eshte shprehur se ky vendim pervec aneve te tjera pozitive qe i sjell Shqiperise do te beje qe komuniteti cam kudo qe eshte te vizitoje vendin ku kane lindur jetuar dhe perzene keshtu qe kushdo mund te te kete deshire mund te vizitoje tanime shtepite e tyre pasi kjo barriere shumevjecare tashme nuk ekziston me. Festimet jane shtrire ne te gjithe qytetin ku automjete te shumta me flamur shqiptar dhe evropian kane levizur ne te gjitha rruget e qytetit ne shenje feste ndersa ne shkollat e mesme mesimi eshte reduktuar duke bere qe te gjithe nxenesit te mblidhen perpara institucioneve arsimore ku dhe eshte dhene njoftimi per liberalizimin. Po keshtu dhe Elbasani festuar liberalizimin e vizave me nje koncert ne qender te qytetit zbukurime festive dhe fishekzjarre. Flamuj shqiptare dhe te Bashkimit Evropian kane mbushur sheshet e rruget kryesore per te vazhduar me koncertin e mbremjes. Ne sheshin Gensher jane mbledhur qindra qytetare te cilet kane ndjekur koncertin me kengetare te njohur te muzikes popullore si Artjola Toska Anisa Dervina vellezerit Zena etj. Kreu i Bashkise Qazim Sejdini i ndjekur nga prefekti Shefqet Deliallisi dhe kreu i Keshillit te Qarkut Blendi Himci kane qene bashke ne kete dite te shenuar per vendin. Ata kane pershendetur diten e sheshimit te kufijve per qytetaret shqiptare. Ne perfundim te koncertit jane hedhur fishekzjarre te shumte nga Bashkia duke e kthyer mbremjen e se henes nje mbremje feste me shume ngjyra. Ne Shkoder lajmi per marrjen e vendimit pozitiv nga Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian per heqjen e vizave per Shqiperine eshte pritur me ovacione ne cdo institucion ndermarrje apo lokal te qytetit por fatkeqesisht reshjet e shumta te shiut i kane penguar qytetaret te festojne ne rruge si ne cdo rast tjeter te ngjarjeve te shenuara per vendin tone. Nderkohe gjate oreve te mbremjes me rastin e kesaj dite historike Bashkia ka pergatitur nje aktivitet festiv ne mes te qytetit. Aktiviteti filloi me hedhje te shumta fishekzjarresh dhe brohoritje per kete arritje te qeverise shqiptare nderkohe qe Banda Frymore e Bashkise se Shkodres i shoqeronte me pjese te ndryshme muzikore.

Problemet ne Elbasan Shkoder dhe Berat zhgenjehen qytetaret

Nuk ka kupone per pasaporte dhe linje per aplikim

Heqja e vizave per Shqiperine nga BE eshte shoqeruar me dyndje te qytetareve ne sportelet e Postes qendrore Shkoder per blerjen e kuponeve te pasaportave biometrike. Cuditerisht ne kete dite te shenuar per vendin tone ne sportelet e postes se Shkodres nuk kishte asnje kupon cka ka shkaktuar irritim te qytetareve. Pavaresisht mungeses se kuponeve te pasaportave biometrike qytetaret kane qendruar ne radhe per ore te tera me shpresen se ne kete dite historike dikush do te kujtohej se duheshin sjelle patjeter. Nderkohe sportelistja qe merret me shitjen e kuponeve prane Postes Shkoder ka sqaruar se sot ka qene dita e vetme qe nuk ka pasur kupone. Nderkohe sportelistja ka sqaruar qytetaret se kuponet do te vijne rreth ores 1400. Pas ketij informacioni qytetare te shumte kane pritur para sportelit dhe me kalimin e oreve jane larguar te zhgenjyer pasi nuk e prisnin te ndodhte pikerisht dje kjo mungese. Nje pjese e personave qe prisnin kuponet e aplikimit per pasaporta biometrike kishin ardhur nga Italia ne menyre qe te kishin gati pasaporten e re ne momentin kur te filloje levizja e lire e shqiptareve drejt vendeve te BE-se. Po keshtu dhe ne Elbasan mungojne kuponet e pasaportave biometrike qytetaret ne pritje per aplikim. Qytetaret jane perballur me mungesen e pasaportave biometrike kete te hene kur Shqiperia mori konfirmimin per liberalizimin e vizave. Mesohet se ne sportelet e postes eshte lajmeruar mungesa e kuponit per pasaporten biometrike megjithese ne radhe ka pasur shume qytetare te interesuar per te aplikuar. Ata kane thene se kane kerkuar edhe ne rrethet e tjera per te blere nje kupon pasaporte biometrike por nuk kane gjetur. Mesohet se kuponet kane perfunduar qysh te premten dhe nuk ka nje lajm te sakte per mberritjen e kuponeve te tjere. Ne Berat duket se lajmi per liberalizimin e vizave ka bere qe te shtohen ndjeshem kerkesat nga ana e qytetareve te ketij qyteti per pajisjen me pasaporta biometrike. Ditet e fundit qytetare te shumte i ketij qyteti kryesisht familjare qe kane femijet ne emigracion dhe te rinj kane aplikuar gjate ketyre diteve per tu pajisur me pasaporta biometrike. Por diten e djeshme shume qytetare te cilet iu jane drejtuar qendrave te aplikimit per tu pajisur me pasaporta dhe karta identiteti nuk kane mundur te aplikojne pas nje defekti te shkaktuar ne linjen e internetit ne keto ambiente. Kjo ka bere qe te regjistrohen radhe te gjata nga ana e qytetareve.

Per heqjen e vizave

Ambasadori holandez uron Gezuar

GJIROKASTER - Ky eshte nje hap shume i rendesishem dhe per kete duhet te themi Gezuar por ajo qe eshte me e rendesishme eshte hapi tjeter drejt Bashkimit Evropian ka deklaruar sot nga Gjirokastra Henk G.C. van den Dool ambasadori holandez ne Tirane. Gjate takimit me kryetarin e Bashkise se Gjirokastres Flamur Bime zoti Van Den Dool ka pohuar se Shqiperia ka edhe shume hapa te tjere per te bere perpara momentit te anetaresimit. Kjo ka te beje me funksionimin e demokracise me zbatimin e ligjit luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Keto gjera te medha per te cilat flasim cdo dite ne Tirane nuk duhet te terheqin vemendjen nga gjerat e tjera me te vogla te cilat jane njelloj te rendesishme thote Henk G.C. van den Dool. Dool ka nenvizuar se dita e sotme eshte nje shembull i mire per kete gje sepse sot Keshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian vendosi te heqe regjimin e vizave per shqiptaret.

Ne kemi zgjedhur te financojme projekte te tilla per te ndihmuar vendin tuaj ne integrimin evropian. Nuk eshte ne doren tone si vende anetare te Bashkimit Evropian per te thene se kur Shqiperia eshte gati por eshte ne doren e shqiptareve per ta bere kete gje perfundon Henk G.C. van den Dool. T. Skuqi

Historiku i procesit te liberalizimit

Ne samitin e Selanikut ne qershor 2003 ku Bashkimi Evropian konfirmoi perspektiven evropiane per Ballkanin Perendimor u proklamua edhe nje angazhim tjeter. Ne qershor 2003 BE njohu rendesine e perspektives per liberalizimin e vizave per popujt e Ballkanit Perendimor. Pas kesaj deklarate u deshen edhe 4 vjet e gjysme te tjera per nje hap konkret. Pas negociatash te shumta dhe jo te lehta me 1 janar 2008 hyri ne fuqi lehtesimi i regjimit te vizave. Kjo do te thoshte qe per studentet gazetaret shkencetaret dhe biznesmenet e Ballkanit Perendimor perfshire Shqiperine duheshin me pak dokumente per te marre nje vize Shengen dhe se viza do te ishte falas. Pas lehtesimit te regjimit te vizave per Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor do te duheshin edhe 6 muaj te tjere qe Komisionit Evropian ti hapej drita jeshile per tu paraqitur vendeve te Ballkanit Perendimor udherrefyesin per nje regjim pa viza. Me 3 qershor 2008 zevendespresidenti i Komisionit Evropian Franco Frattini prezantoi ne Tirane udherrefyesin permbushja e kushteve per te cilin do te conte ne heqjen e vizave per Shqiperine. Franko Frattini parashikoi nje kohezgjatje prej nje vit por Shqiperise e cila nuk kishte nisur ende prodhimin e pasaportave biometrike do ti duhej nje kohe me e gjate. Keshtu me 19 dhjetor 2009 shqiptaret dhe boshnjaket nuk munden te gezonin levizjen pa viza si serbet malazezet dhe maqedonasit. Pas kesaj me 7 tetor ishte vota historike ne Parlamentin Evropian qe i hapi rrugen votes tjeter historike ne Bruksel e cila do te beje te mundur qe pas pak ditesh shqiptaret te udhetojne pa viza te lire ne hapesiren Shengen.

Nga lindi Schengen

Fshati Schengen ne Luksemburg me vetem 500 banore eshte bere simboli i levizjes se lire ne Evrope. Fshati luksemburgez Schengen prej nga filloi gjithcka ka nje vendndodhje specifike. Ne anen tjeter te lumit Mozele qe pershkon fshatin ndodhet Gjermania dhe nese ndjek lumin 200 metra me poshte mberrin ne France. Ne nje vend te dallueshem te fshatit Schengen ndodhet monumenti qe shenon vendin ku u firmos marreveshja shengen me 14 qershor 1985. Ne monument jane 3 yje per tre firmetaret e marreveshjes. Beneluksi bashkimi ekonomik i Evropes Perendimore qe perfshinte Luksemburgun Belgjiken dhe Holanden si dhe nga nje yll per dy firmetaret e tjere Francen dhe Gjermanine te cilet ishin edhe ideatoret e marreveshjes se Shengenit. Kryetari i komunes se Schengen tregon impresionet e para 25 vjeteve kur u firmos marreveshja. Nuk dukej si nje ngjarje e madhe ne ate kohe. Kishte disa gazetare dhe kamera ketu por nuk dukej edhe aq e rendesishme. Ne thame me vete ok le ta provojme te hapim kufijte per nje ose dy vjet dhe ndoshta do ti mbyllim prape. Sot mund te shohim qe Shengeni eshte nje nga marreveshjet me te njohura te Bashkimit Evropian thote Roger Weber kryetar i komunes Schengen. Marreveshja origjinale u firmos nga ministrat e 5 vendeve por sot 28 shtete jane anetare te zones Shengen. Marreveshja ka ndryshuar thellesisht jo vetem nivelin e bashkepunimit politik dhe ligjor mes vendeve anetare por ajo ka ndryshuar thellesisht edhe nocionin e kufijve ne Evrope.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›