E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Me qindra të moshuar çamë, vizitë në Greqi

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, reagoi dje pas moslejimit të çiftit të moshuar për të udhëtuar drejt Greqisë për shkak se kishin lindur në Çamëri. Idrizi e cilësoi këtë si një rast skandaloz, ndërsa u shpreh se PDIU do të reagojë me të gjitha mënyrat. Ai deklaroi se së bashku me deputetin tjetër të partisë do të zhvillojnë një vizitë turistike në Çamëri, por bashkë me ta do të jenë edhe qindra të moshuar çamë, të cilët kanë lindur në Çamëri e që në pasaportën e tyre biometrike shënohet vendlindja Çamëri. “Sigurisht që ky është një rast skandaloz. Reagimi ynë do të jetë direkt. Fillimisht ne u jemi adresuar autoriteteve shqiptare, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme, por edhe Trupit Diplomatik, në mënyrë që të vihen në dijeni për këtë rast skandaloz, që në mënyrë selektive e ndalon pikërisht këtë komunitet, i cili diskriminohet. Ju garantoj që me të gjitha format nuk mund të vazhdojë ky diskriminim dhe ne po bëhemi gati në mënyrë të organizuar, z. Tahiri, unë dhe shumë të tjerë, për të shkuar konform të gjitha rregullave, jo një e dy pleq të komunitetit tonë, por me qindra të moshuar të organizuar nga ne. Konform të gjitha rregullave ne do të shkojmë të bëjmë një vizitë turistike në Çamëri. Jemi të detyruar pas këtij akti të themi që ky grup të moshuarish do të shoqërohet nga dy deputetë të Parlamentit shqiptar”, deklaroi Idrizi. Ai tha më tej se kjo vizitë do të bëhet shpjet, pas zgjedhjeve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›