Shfaroset familja, vriten babai dhe dy djemtë
ELBASAN- Vetem një ditë pas krimit brenda familjes, kur djali vrau nenen dhe motren, nje tjeter krim i rende eshte regjistruar ne Elbasan. Tre vete të së njëjtës familje, babai dhe dy djemtë, janë ekzekutuar me armë zjarri në shtepine e tyre nga persona ende te paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur prane shkolles Jorgji Dilo, ne kete qytet, ne rrethana ende te paqarta e te pazbardhura nga policia.
Te dhenat e para te policise bejne me dije se krimi ka ndodhur ne familjen Mahmuti. Viktimat jane identifikuar si Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërkohë që ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Myzejen Qosja, qe mesohet te jete nusja e njërit prej viktimave. Sipas policise ajo eshte qelluar ne koke dhe eshte transportuar me urgjent ne spital, ku ndodhet ne kujdesin e mjekeve.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nje nga pistat dyshohet te jete ajo e hakmarrjes, duke qene se behet fjale per nje shfarosje te familjes. Sipas policise ne kete ngjarjes dyshohet se mund te jene implikuar me shume se nje autor dhe mendohet se gjithcka ka qene e planifikuar qe me heret. Familjaret kane qene ne gjume ne kohen, ne kohen e krimit.