Idrizi: Nënshtesësi greke për çamët

"Nënshtetësi greke për të gjithë çamët që u dëbuan me forcë, kthim të pronave dhe presion qeverisë greke nëse nuk do pranojë kushtet". Kështu është shprehur deputeti i PDU-së Shpëtim Idrizi i cili u kthye sot në Kuvendin e Shqipërisë ku u betua edhe si deputet i kësaj legjislature. Nën siglën e partisë për Drejtësi dhe Unitet, Idrizi publikoi objektivat e qarta të kësaj partie.
Në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare Idrizi ka theksuar PDU-ja do të propozojë që diplomacia jonë të negociojë pikësëpari amendimin e ligjeve greke të viteve 80, që ndërsa lejonin riatdhesimin e gjithë shtetasve grekë të larguar pas Luftës së dytë botërore, e bllokuan këtë për ata shtetas të vendit fqinjë që janë me kombësi jogreke. Këto ligje janë diskriminuese dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën europiane të lirive dhe të drejtave të njeriut theksoi Idrizi. Ai gjithashtu theksoi se do të kërkojë riatdhesim dhe rifitim të të gjithë të drejtave të humbura prej atij që gjerësisht quhet genocid grek dhe nga ekspertë të paanshëm grekë si pastrim etnik.
"Interesi kombëtar është para së gjithash në këtë moment përshpejtimi i integrimit europian dhe ne do të votojmë pro të gjithë atyre ligjeve që e përshpejtojnë integrimin. Ne do të mbështesim të gjithë iniciativat ligjvënëse që e përshpejtojnë zhvillimin e vendit" theksoi Idrizi.