E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Ekonomisë vendos t'i heqë ARC koncensionin e kromit

TIRANË- Ministria e Ekonomisë ka vendosur sot prishjen e kontratës koncensionare me shoqërinë ACR ose ish Darfo-n, për uzinën e Ferrokromit në Burrel dhe minierën e Bulqizës. Këto konsiderohen si punëdhënësit më të rëndësishëm në qarkun e Dibrës dhe numërojnë rreth 1000 të punësuar.
Ljami është dhënë sot pas një takimi të ministrit Dritan Prifti me sindikalistë dhe punëtorë të konfederatës. "Shoqëria nuk ka plotësuar asnjë kriter të kontratës dhe koncensioni mund të cilësohet i dështuar"- mësohet të jetë shprehur Prifti gjatë takimit, ndërkohë që vendimi u komunikua përmes zëdhënëses së tij.
Vendimi për prishjen e kontratës koncensionare u komunikua nga zëdhënësja e tij. Dihet tashmë se miniera e Bulqizës ka qenë burim fatkeqësish të vazhdueshme, si pasojë e mungesave të kushteve minimale të sigurisë në punë.
Sindikalistët i thanë ministrit se nënkoncensionarët kanë trashëguar edhe probleme të mëdha financiare duke qenë debitorë ndaj subjekteve private dhe shtetërore.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›