Idrizi: Do ngrejmë zërin për çështjen çame

Ish deputeti i PS-së Shpëtim Idrizi është betuar sot si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare Idrizi ka theksuar se PDU-ja do të bashkëpunojë me të gjithë dhe do të votojë pro atyre ligjeve që përshpejtojnë integrimin e vendit. Ai gjithashtu shtoi se nuk mund ta injoronte bojkotin e opozitës duke theksuar se vendi i opozitës është Parlament për të bërë detyrën e saj ndaj elektoratit. "Jam këtu për ti dhënë një zë parlamentar çështjes çame u shpreh Idrizi duke shtuar se bashkë me kolegun e tij Tahiri do të punojnë fort për këtë çështje dhe për interesin kombëtar. Ai gjithashtu i kërkoi qeverisë që me anë të negociatave diplomatike me shtetin grek të marrë një zgjidhje çështja çame.
Shpëtim Idrizi u largua nga Partia Socialiste dhe së bashku me deputetin e zgjedhur nga PDI-ja Dashamir Tahiri krijuan Partinë Drejtësi dhe Unitet e cila sipas tyre do të fokusohet në zgjidhjen e çështjes çame.
Me hyrjen e deputetit Shpëtim Idrizi në Parlament shkon në 76 numri i deputetëve të cilët janë betuar si deputetë të kësaj legjislature.