E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha hap siparin e jubileut te 100-vjetorit te pavaresise

Qeveria Kryeministri vendosi dje lule ne varrezat e deshmoreve

Kryeministri Sali Berisha hapi dje siparin e festimeve per 100-vjetorin e Pavaresise te Shqiperise qe kulmon me 28 Nentorin e vitit te ardhshem. Me nje pishtar te ndezur ne dore kreu i qeverise u shfaq dje ne mbremje ne koncertin festiv te organizuar ne sheshin Nene Tereza nga Bashkia e Tiranes ne kuader te festimeve per pavaresine. Kreu i qeverise iu drejtua te rinjve qe ndodheshin ne shesh duke theksuar faktin se Shqiperia njeshekullore kishte fytyren e tyre. Shqiperia hyn ne 100-vjetorin e pavaresise se saj me e mencur me e zgjuar me e fuqishme me e re me e bukur se kurre ne historine e saj. Shqiperia sot ka fytyren tuaj shpirtin tuaj zemren tuaj vizitonin tuaj theksoi Berisha ne aktivitetin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranes.

Sipas Kryeministrit ne kete dite duhet shprehur nderim per ata qindra e mijera shqiptare te cilet vendosen rinine e tyre ne themel te lirise te te gjithe shqiptareve. Berisha theksoi se ishte rinia ajo qe kishte qene shpetimtare e kombit ne kohet e veshtira te tij. Sot ne nisim vitin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Jane 100 vite udhe dhe shtigje te veshtira 100 vite rrebeshe te medha historike por 100 vite ne te cilat rinia e ketij vendi ne cdo rrethane dhe cdo kohe u be shpetimtare e saj u shpreh Kryeministri. Kreu i qeverise e nisi diten me ceremonialin tradicional ne varrezat e deshmoreve te kombit ku ishte i shoqeruar nga kryeparlamentarja Topalli dhe ministra te kabinetit te tij. Me pas ne kuader te festimeve edhe per diten e lirimit te Shqiperise Kryeministri Berisha i shoqeruar nga prefekti i Tiranes Keltis Kruja zhvilloi vizita ne familjen e Deshmorit te Demokracise Azem Hajdari dhe ne familjen e Heroit te Popullit Musa Kame Fratari. Gjate vizites ne familjen e Hajdarit Berisha theksoi se fillimi i viteve 1990 ka qene clirimi i dyte i Shqiperise. E verteta eshte se dhjetori 90 eshte clirimi i dyte i Shqiperise clirimi i dyte dhe i vertete i saj dhe ne kete veper Azem Hajdari ka pasur rol kryesor. Sa me shume konsolidohet liria aq me e ndritur behet vepra e tij theksoi Berisha. Po dje kreu i qeverise vizitoi panairin Blej Shqip te organizuar nga Bashkia e Tiranes ne kuader te veprimtarive per diten e 28 Nentorit. Kryeministri Berisha vizitoi stendat e shumta te panairit dhe se bashku me bashkeshorten e tij blene produkte te ndryshme vendase si ushqimore ashtu edhe artizanale. Kjo eshte blerja me e mire e botes pasi nuk ka prodhime me te shijshme se prodhimet e kesaj toke theksoi Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›