E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Nuk do te tolerojme regjistrimin etnik dhe fetar

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi dje një takim elektoral me mbështetësit e saj në Njësinë Bashkiake nr. 1 në Tiranë. Përpara qindra mbështetësve të kësaj force, kreu i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të frocojnë vektorin kombëtar në politikën shqiptare, duke votuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në zgjedhjet e datës 8 maj.

“Partia jonë i ka dhënë jetë vektorit kombëtar në arenën politike shqiptare. Është çasti që sot të gjithë shqitparët t’i japin forcë kësaj partie, në mënyrë që ky vektor të forcohet. Prandaj, ju ftoj të gjithëve votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet më 8 Maj, votoni partinë që ju bën krenar që jeni shqiptar” – tha z. Idrizi.

Idrizi rikonfirmoi se nuk Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk do të tolerojë regjistrimin etnik dhe fetar bazuar mbi vetëdeklarimin dhe jo mbi dokumentet. Për këtë arsye, ai kërkoi që të votohet PDIU për të forcuar zërin e saj në politikën shqiptare.
“Ne nuk do ta tolerojmë regjistrimin etnik dhe fetar me bazë vetëdeklarimi. Një regjistrim ku çdokush mund të vetëdeklarohet amerikan, kinez, marsian apo jupiterian nuk është regjistrim. Zëri tonë do të jetë edhe më i fortë nëse ju na mbështesni me zemrat dhe me votën tuaj. Regjistrimi me bazë vetëdeklarimin do të na gjej gjithmonë në kundërshti të plotë” – tha z. Idrizi.

Presidenti i Nderit i PDIU-së, z. Tahir Muhedini u bëri thirrje të gjithë banorëve të Njësisë nr. 1, që të përkrahin këtë parti, si zëri i vetëm kombëtar në politikën shqiptare. Vota e qytetarëve do ta forcojë këtë zë, sipas z. Muhedini.

PDIU kandidon për këshillat e njësive bashkiakë në të 11 njësitë e Tiranës, sikurse edhe në 98 për qind të territorit të vendit. Ndërkaq, nga rradhët e saj, kandidojnë me siglën e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, 5 kandidatë për kryetar bashkie, 7 për kryetar komune dhe Krenar Alimehmeti, për Njësinë Bashkiake nr. 7 në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›