E Diel, 1 Nëntor 2026

Townhall meeting 2. Lulzim Basha bisedon me qytetaret e njesise 11

Premtimet për politikat fiskale, transperencë në qeveresje dhe vendimarrje e kandidatit per kryetar te bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka ngjallur menjëhere interesin e disa kompanive të huaja, të interesuara për të investuar ne kryeqytet. Ky interesim, është bërë i njohur nga Lulzim Basha, në bashkëbisedimin e zhvilluar me banorë të zonës së Kodër Kamzes, një format i ri i sjelle prej tij per here të parë në politikën shqiptare. Papunësia është edhe në këtë zonë shqetësimi kryesor si kundër edhe strehimi e vecanerisht fati i 500 familjeve të strehuara në konviktet e Institutit Bujqësor.

Në përgjigje të interesimit të banoreve mbi lehtesitë për hapjen e një biznesi te ri, Basha tha se parashikohen lehtësira të vecanta për bizenset artizanale, ato qe hapen nga gratë, e vecanërisht nga ato kryfamiljare. Projekti i Bashës parashikon edhe implementimin e modelit të suksesshëm të qendrës së regjistrimit të biznesit edhe në bashkinë e Tiranës. Basha ka bere të ditur edhe ne kete zonë që është me e harruara nga bashkia e Tiranës, se zhvillimi i qytetit do të nis nga lagjet e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›