E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani Rama premton te beje ne 4 vjet ate qe sberi ne 11 vjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka akuzuar kreun aktual të Bashkisë për kaosin urbanistik të krijuar në kryeqytet dhe ka ironizuar premtimet e elektorale.  “Dje, Rama tha se në 4 vitet e ardhshme do të transformojë qytetin: Por çfarë mund të ndryshojë ai në këto 4 vite nga ato që nuk ndryshoi dot për 11 vjet. Transformimi që ka sjellë deri tani Tiranës ka qenë betonizimi dhe kaosi i ndërtimeve për shkak të mungesës së Planit Urbanistik.”, ka deklaruar Bogdani.

Deputeti i PD-së, Bogdani tha se Edi Rama ka thënë se gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie ka dhënë vetëm 1,500 leje ndërtimi: mënyra sesi janë dhënë këto leje ndërtimi ka qenë një skandal i përmasave të mëdha. Vetëm dy studio që drejtohen nga miq të ngushtë të Ramës, kanë përfituar 70% të të gjithave lejeve, ndërkohë që studio e tjera kanë marrë vetëm 30%. Nga ana tjetër, deputetëve dhe miqve të tij u ka dhënë leje ndërtimi në një sipërfaqe prej rreth 530.600 m2.

“Lejet e ndërtimit të Ramës dhe ndërtimet pa plan kanë shkatërruar jo vetëm shtëpitë tona, lagjen dhe qytetin, por kanë dëmtuar raportet në ekonomi, veçanërisht në biznesin e ndërtimit dhe kanë dëmtuar cilësinë tonë të jetesës: Janë ndërtuar godina në kundërshtim me ligjet e urbanistikës; janë prishur shtëpitë e qytetarëve për t’i hapur rrugë rrokaqiejve të Edi Ramës; është keqadministruar hapësira urbane gjithçka është betonizuar. Mungojnë krejtësisht ambientet sportive, parqet e lojërave, qendrat kulturore për të rinj, mungojnë rrugët e brendshme në blloqet e banimit, është rritur në nivele alarmante ndotja akustike si rezultat i trafikut dhe problemeve me parkimin, mungojnë totalisht hapësirat e gjelbra: Sipas Agjencisë Evropiane për Mjedisin rezulton se Tirana është sot qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Evropën”, ka deklaruar Bogdani dje, duke akuzuar Ramën për kaosin në kryeqytet.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›