E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: PDIU, jo pjesë e koalicionit të majtë

30-06-2013 / Gazeta 55

Reagon kreu i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nuk do të jetë pjesë e koalicionit të majtë që fitoi të drejtën të qeverisë Shqipërinë, katër vitet e ardhshme. Kryetari i PDIU në një prononcim për mediat thotë se partia që drejton do të jetë në opozitë si pjesë e koalcionit të djathtë. Shpëtim Idrizi hedh poshtë komentet në media të cilat flasin për mundësinë e kalimit të pesë deputetëve të PDIU në koalicion me të majtën, fituese në zgjedhjet e 23 qershorit. “Nuk ka asnjë lloj ekuivoku për qëndrimin e PDIU. Nëqoftëse e keni fjalën për spekulimet mediatike të ditëve të fundit, janë totalisht jashtë PDIU. Ndoshta kanë të bëjnë me raportet e forcës brenda mazhorancës dhe ne refuzojmë që të hyjmë në këtë diskutim”- tha Idrizi. Kreu i PDIU tha ndër të tjera se nuk kishte marrë asnjë ofertë nga PS dhe se nuk kishte pritur një gjë të tillë, duke theksuar se kjo parti ndjehet komode në opozitë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›