PD-ja do gjejë shpejt forcat dhe energjinë për një fillim të ri
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi postim në “Facebook”
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një postimin në rrjetin social Facebook, ka shprehur në pak rreshta mirënjohjen për mbështetjen që i dhanë në fushatën elektorale. “Ju shkruaj kaq ditë pas datës 23 qershor mes një miksi ndjesish. ËshtË kohë reflektimi dhe analizash. Por, në këta pak rreshta, dua të falënderoj të gjithë militantët, votuesit, mbështetësit dhe komisionarët e PD-se për gjithçka kanë bërë. Në mënyrë të veçantë, falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe strukturat e PD-së në Durrës me të cilët punova ngushtë për gjithë këta muaj. Ishte një eksperience e cila mbetet një thesar që do shërbeje në të ardhmen”, shkruan Bylykbashi. Dhe në fund ai jep një premtim, “Një premtim: mandatin që më dhatë, e për të cilin ju jam mirënjohës, do e ve në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme. Jam i sigurt që të gjithë ne, e gjithë PD-ja do gjejë shpejt forcat dhe energjinë për një fillim të ri. Përpara!