E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatimi i bulevardit, Bashkia e Tiranës përzgjedh 7 kompanitë më të mira

30-06-2013 / Gazeta 55

Fituesi i konkursit ndërkombëtar shpallet në fund të korrikut - Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61 milionë eurosh për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects” për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Projektet do të zhvillojnë një nga pjesët më të prapambetura të kryeqytetit, duke sjellë investime dhe vende të reja pune

Po shkon drejt finalizimit konkursi për kompaninë që do të ndërtojë bulevardin e ri te kryeqytetit. 7 kompani kanë mbetur në garë nga 15 që morën pjesë në çeljen e procedurave parakualifikuese. Këto kompani janë ndër më prestigjiozet që vijnë nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nga Shqipëria. Kompanitë e përzgjedhura do të paraqesin planin financiar për realizimin e këtij projekti gjigant, brenda 30 ditëve , duke mundësuar kështu që deri në fund të muajit korrik të jetë shpallur edhe kompania fituese. Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 6.1 miliardë euro për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects” për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga Fondi i Zhvillimit “Abu Dhabit” sipas marrëveshjes së qeverisë sonë dhe Emirateve të Bashkuara, firmosur më 21 prill 2013, me vlerë 5.4 miliardë euro si dhe nga granti i qeverisë së Katarit me vlerë 7 miliardë euro.
Në fazën e parë të punimeve, që fillojnë nga stacioni i trenit, përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km katrorë.
Zbatimi i projektit
Në  fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra  biznesi etj. Korridori i lëvizjes përgjatë bulevardit veri – jug si dhe unaza veriore e qytetit do të sjellin zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e qytetit, në lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturën urbane dhe mbetet zgjidhja e vetme për një mjedis sa më ekologjik. Ky projekt përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë:    Krijimin e vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit, zhvillimin ekonomik tw zonës, vlerësimin e pronës, rritjen e kapaciteteve tw komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme, rritjen e të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›