E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi PDIU propozon ngritjen e disa qendrave urbane

Paskuqan

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet celi dje fushaten ne Paskuqan komune kjo e shtrire ne periferi te kryeqytetit. Gjate fjales kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi deklaroi se ne programin zgjedhor te kesaj force ekziston plani konkret qe zonat periferike te kryeqytetit te kene te njejtin cilesi jetese me vete kryeqytetin.

Ne programin tone per pushtetin vendor parashihet qarte se zonat periferike te kryeqytetit duhet te integrohen. Une jam i te njejtit mendim me kryetarin e Komunes Paskuqan z. Fatos Rexha se Paskuqani nuk mund te shihet i ndare nga pjesa tjeter e Tiranes sepse sot Paskuqani dhe Tirana jane nje. Ne propozojme krijim te disa qendrave urbane dhe administrative ne qytetin e Tiranes shpalosi kreu i PDIU-se programin e kesaj partie. Nga ana tjeter ai u beri thirrje te gjithe banoreve te Paskuqanit dhe sidomos te rinjve qe te votojne PDIU-ne ne zgjedhjet lokale te 8 majit si nje parti patriotike shqiptare. Ne ofrojme shkollim kurse formimi per femijet e zonave te periferise. Sepse per ne thelbi i patriotizmit modern shqiptar jane vete qytetaret. Prandaj ju ftoj te gjitheve sidomos te rinjte theksoi Idrizi.

Nga ana e tij Presidenti i Nderit i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Tahir Muhedini kerkoi voten e te gjithe atyre shqiptareve qe mendojne se ka ardhur casti qe nje vote patriotike te marre peshen e nevojshme ne politiken shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›