E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noteri i Bashes Lapsus me pasaporten

Deklarata

Kandidati i mazhorances per kryebashkiak Lulzim Basha dje ka paraqitur nje deklarate te noterit holandez Ritzo Jacob Holtman pas akuzave te opozites dhe te medias per veprime te dyshimta perpara tij ne lidhje me pasaporten qe dispononte. Permes deklarates te shperndare dje ne media nga zyra elektorale e Bashes noteri shpjegon se nga zyra e tij eshte bere nje gabim. Ai shprehet se ka pare nje vize amerikane ne pasaporten e Lulzim Bashes dhe ka menduar se eshte pasaporte amerikane. Po keshtu zyra e shtypit te kandidatit Basha bashkangjitur me deklaraten e noterit ka shperndare edhe nje kopje te vizes amerikane qe Basha dispononte ne vitin 1998.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›