E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi PDIU theu bipolarizimin jemi parti kombetare

Kryetari i PDIU-se kerkon votim elektronik per zgjedhjet e tjera

Kryetari i Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi deklaroi dje gjate mbledhjes se kryesise se kesaj partie se PDIU ishte konfiguruar tashme si nje parti kombetare dhe kishte arritur te thyente bipolarizimin ne vend. Ne mbledhjen ku moren pjese edhe keshilltaret dhe kandidatet fitues te kesaj partie ne zgjedhjet lokale te 8 majit Idrizi theksoi se tashme PDIU do e kerkojne voten e qytetareve shqiptare per te shnderruar kete parti ne nje force reale ne arenen politike kombetare. Rezultati i PDIU-se eshte konfirmim i asaj qe ne thame diten qe beme publike daljen e partise sone skena politike shqiptare ka vend per subjekte te reja.

Rezultati i PDIU-se eshte nje goditje e rende per bipartitizmin ne Shqiperi d.m.th. primatit te dy partive te medha PD dhe PS qe te asistuara nga parti te tjera te te gjitha stineve po kontrollojne jeten tone ne keto 20 vjet pluralizem deklaroi Idrizi duke shtuar se ky rezultat e rrit rendesine e kesaj partie ne skenen politike kombetare. Duke folur me shifra konkrete ne lidhje me fitoren e marre ne zgjedhjet lokale kreu i PDIU-se deklaroi se 65 mije shqiptare kane votuar kete force politike duke bere qe te kete nje rritje te madhe votuesish. Ne kete kuader Idrizi theksoi se keto vota nuk vinin vetem nga popullsia came por nga nje pjese e madhe e mbeshtetesve qe kishte krijuar kjo force politike qe nga Tropoja dhe deri ne Sarande. Sipas Idrizit ka ardhur koha e rrezimit te mitit se PDIU eshte nje partie vetem e komunitetit cam ne vend.

Por dhe nese do ta merrnim per te mireqene mitin e pasakte se PDIU-ja eshte thjesht parti camesh atehere ne jemi te lumtur te pohojme se ceshtja came eshte bere shume e dashur per tropojanet korcaret librazhdasit qe kane votuar masivisht per partine tone deklaroi Idrizi. Ne kete kuader ai theksoi se nuk ka ceshtja came pa ceshtje kombetare dhe nuk ka ceshtje kombetare pa ceshtje came dhe se keto dy ceshtje jane te lidhura pazgjidhshmerisht me njera-tjetren. Por sipas Idrizit PDIU do te kishte arritur te fitonte shume me shume vota ne rast se vezhguesit e saj do te kishin qene pjese e procesit. Rezultati yne do te ishte shume me i madh nese ne do kishim pasur mundesi te krijonim strukturat tona te lehta ne te gjithe territorin sipas parimeve te nje partie elektorale dhe nese ne do te kishim prani ne numerimin apo ne vezhgimin e zgjedhjeve deklaroi Idrizi ne fjalen e tij. Ne kete kuader ai theksoi se ka ardhur koha per te kaluar ne nje proces numerimi elektronik i cili do u jepte fund deformimeve te mundshme me voten. Ka ardhur koha e numerimit elektronik. Ka ardhur koha qe militanteve te partive te medha tu gjendet pune e vertete dhe jo ne komisione si numerues vezhgues si transformues zgjedhjesh duke nxitur konfliktualitetin politik ne vend. Nga keto zgjedhje u afirmua rendesia e PDIU-se deklaroi Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›