Idrizi: Presidenti i ri te jete simbol i unitetit kombetar Eva Gjura
Kryetari i PDIU-se dhe njeheresh deputeti i Kuvendit, Shpetim Idrizi, gjate nje interviste per "Koha Jone" flet per zhvillimet me te fundit politike ne vend. Ne lidhje me ndryshimet ne sistemin zgjedhor, per te cilin po diskutohet kaq shume ditet e fundit, Idrizi thekson se PDIU i ka te qarta kerkesat e saj, te cilat bazohen ne tri pika kryesore; ndryshim te procesit te numerimit te votave, duke e bere ate elektronik, ndryshim te sistemit zgjedhor ne proporcional kombetar, ose minimalisht proporcional rajonal me korrektim kombetar dhe sigurimi i votes se emigranteve ne zgjedhjet e ardhshme. Ne lidhje me emrin e presidentit, kryetari i PDIU-se eshte shprehur se ajo nuk eshte ceshtje, e cila vertitet rreth nje emri te vecante. Sipas tij, e rendesishme eshte qe kandidati te plotesoje kriteret e sanksionuara ne Kushtetute. Idrizi tha se presidenti duhet te permbaje ne kuptimin e plote te fjales karakteristikat qe duhet per te qene simboli i "unitetit kombetar" dhe te perqafoje e te mbeshtese ate cka sanksionohet ne preambulen e Kushtetutes qe eshte aspirata "shekullore e popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar". Ne lidhje me zhvillimet brenda PDIU-se, Idrizi eshte shprehur se ato jane mjaft demokratike dhe te gjithe jane te bashkuar rreth nje kauze te perbashket.
- Po diskutohet reforma zgjedhore, partite e vogla kerkojne ndryshim ne sistemin zgjedhor. Cili eshte qendrimi i PDIU dhe cfare ka kerkuar nga PD ne lidhje me reformen zgjedhore?
Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet eshte nje parti e pavarur politike, me program dhe kerkesa te qarta drejtuar kujtdo, pa kufizime te panevojshme. Dhe kete e them, jo ne sensin e mbingritjes se vlerave te forces sone politike, por realisht kerkesat tona jane udhehequr nga nje parim mbipartiak, nga parimi i nevojshmerise kombetare. Kerkesat tona mund te permblidhen ne tre drejtime: ndryshim te procesit te numerimit te votave, duke e bere ate elektronik, ndryshim te sistemit zgjedhor ne proporcional kombetar, ose minimalisht proporcional rajonal me korrektim kombetar dhe sigurimi i votes se emigranteve ne zgjedhjet e ardhshme. Per sa i perket ndryshimit te numerimit te votave ne elektronike, kjo duket se tashme eshte pranuar dhe do te jete nje evolucion pozitiv per zgjedhjet ne Shqiperi, teksa vendi yne per here te pare do te shmange mbivleresimin e procesit te administrimit te votave, duke i dhene rendesine, asaj qe realisht duhet ta kete, vete procesit te votimit. Kerkesa jone e dyte, eshte ne unison me te gjitha forcat e ashtuquajtura te vogla, ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ajo cka na vecon ne, eshte fakti qe sistemi aktual na favorizon ne perkthimin e votes ne mandate. Por, duke vendosur mbi interesat e ngushta partiake nevojen kombetare te barazise se votes dhe te shmangies se disa efekteve negative qe ka ky sistem, si rajonalizimi apo mosleximi i barabarte i votes ne te gjitha qarqet, ne kemi kerkuar ndryshimin e sistemit. Fatkeqesisht, dy partite e ashtuquajtura te medha politike, edhe nje here treguan se jane peng i mikropolitikes se tyre te brendshme dhe nuk kane fuqi qe te bejne ate cka i duhet kombit.
Kerkesa jone e trete, pra vota e emigranteve, tregon me se miri se ne cfare realiteti po zhvillohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Dua te bej te qarte se PDIU nuk i ka strukturat e saj ne diaspore, aq te mirorganizuara sa partite e tjera ne vend, cka do te thote se realisht ne nuk e dime nese votimi i diaspores do te na demtonte ne rezultatin final zgjedhor. E megjithate, ne kerkojme me force, qe emigrantet te mund te votojne, madje nese do te jete nje sistem rajonal, te kene nje liste te vecante vetem per diasporen. Ne kete kerkese tonen, fatkeqesisht, nuk gjetem mbeshtetjen e askujt, cka tregon me se miri se cilat jane interesat e ngushta qe kane ngerthyer partite e tjera politike e qe nuk po mund te tejkalojne vetveten per te punuar ne te mire te atdheut. Ne kete situate, ndihem i zhgenjyer nga te gjitha forcat politike, te medha e te vogla, djathtas e majtas, e kjo u verejt edhe sot gjate tryezes se partive politike, por jam i sigurt se qendrimin parimor qe ka mbajtur PDIU gjate procesit te hartimit te Kodit Zgjedhor, do ta kene parasysh votuesit shqiptare, kur te hedhin voten e tyre ne vitin 2013, e fuqizimi yne do ta beje te pashmangshme krijimin e realiteteve te reja edhe ne drejtimin e kodit zgjedhor.
- Dhe pak kohe na ndajne nga zgjedhja e emrit te presidentit te ri. PDIU do te mbeshtese emrin qe do te dale nga mazhoranca, apo keni ndonje preference tuajen qe do ta paraqisni gjate konsultimeve ne koalicion?
Presidenti i Republikes nuk eshte nje ceshtje, e cila vertitet rreth emrit te vecante qe mund te propozohet. Rendesi ka qe te plotesohen ato kritere jo thjesht te sanksionuara ne Kushtetute, por edhe kriteret e dala nga fryma e Kushtetutes. Ketu dua te theksoj se presidenti duhet te permbaje ne kuptimin e plote te fjales karakteristikat qe duhet per te qene simboli i "unitetit kombetar" dhe te perqafoje e te mbeshtese ate cka sanksionohet ne preambulen e Kushtetutes qe eshte aspirata "shekullore e popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar". Jane shume here me shume se nje shqiptare qe kane keto karakteristika. Nese procesi i perzgjedhjes se emrit eshte ky, atehere ne do te mbeshtesim kedo kandidat qe ploteson kete kriter te pashkruar, por te shpalosur ne frymen e Kushtetutes. Per emra konkrete eshte ende heret.
-Flitet per nje percarje ne PDIU ose me sakte ka pakenaqesi mes jush dhe deputetit Tahiri, mosmarreveshje qe moren spunto nga emerimet e tre zevendesministrave. C'po ndodh, cila eshte situata ne PDIU?
Me mikun dhe bashkepunetorin tim, Dashamir Tahiri, na bashkon nje kauze shume e madhe qe e ben te pamundur percarjen. Situata ne PDIU eshte si ne nje force te mirefillte demokratike, ku te gjithe shprehin mendimet e tyre dhe ku te gjithe jane te bashkuar per kauzat tona te perbashketa.
- Cila eshte marredhenia e PDIU me PD, sa po respektohet marreveshja qe ju keni nenshtruar me kete force politike?
Ne radhe te pare, ne ende nuk kemi nenshkruar nje marreveshje politike me partine kryesore te koalicionit qeverises. Ne kemi nje dakordesi paraprake per te perfshire ne programin qeverises elementet kryesore te programit politik te PDIU-se dhe kjo po zbatohet ne menyre graduale.
- Ne zgjedhjet e ardhshme me ke do te jete ne koalicion PDIU, do te vazhdoje bashkepunimin me PD, apo keni oferta te tjera?
PDIU eshte nje force parimore dhe si e tille pozicionet e veta i ka te qarta. Ne jemi ne nje koalicion dhe kjo do te thote shume per nje parti me program te qarte. Aleancat tona varen vetem nga nje faktore: mbeshtetja ndaj kauzave qe ne mbrojme.
- Do te vazhdoni te jeni pjese e koalicionit te djathte, nese behet pjese e ketij koalicioni edhe PBDNJ-se, parti me te cilen ju nuk ndani bindje te njejta per ceshtjen Came?
Ne do te bejme koalicion me kedo qe mbeshtet kauzat tona te drejta: ceshtjen came, ceshtjen e bashkimit ekonomik dhe jo vetem me Kosoven, ceshtjen e mbrojtjes se te drejtave te shqiptareve ne trojet kombetare, ceshtjen e diaspores, ceshtjen e trashegimise kulturore e te tjera. Nese nje force tjeter politike nuk i mbeshtet keto kauza, koalicioni me te, eshte i pakuptimte.
- Ka pasur nje problem ne levizjen e lire, sidomos ne shtetin fqinj te qytetareve shqiptare qe kane ne pasaporta vendlindjen Camerine. Greqia nuk e njeh Camerine. Cili eshte veprimi qe do te ndermarre PDIU dhe shteti shqiptare per t'i dhene nje zgjidhje ketij problemi?
Ne fakt, problemi ka qene vetem me Greqine dhe me askend tjeter. Sic tregojne edhe raportet e FRONTEX-it, organizates se Bashkimit Europian per sigurimin e kufijve, Greqia po pengon qellimisht mijera shqiptare te hyjne ne territorin e vete, duke i shpallur "persona non grata", cka eshte e dukshme nga raporti i FRONTEX dhe nuk ndodh me asnje shtet tjeter. Ne kemi sensibilizuar faktorin nderkombetar ne lidhje me kete ceshtje dhe kemi kerkuar me force nga qeveria shqiptare qe te beje cka eshte e mundur per ta ndaluar kete abuzim te paster me te drejtat e njeriut. Javet ne vijim do te therras ne interpelance Ministrin e Jashtem, z. Edmond Haxhinasto, per te raportuar mbi kete problem jetik te shtetit shqiptar. Kjo, pasi shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues zgjidhjen e problemeve te qytetareve te vet dhe kete duhet ta kryeje me shpejtesi dhe rigorozitet.