E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia: Shqiperia, alternativa me e mire per investimet tona Eglantina Nasi

Shqiperia shihet aktualisht, si alternativa me e mire per investimet italiane. Nje fakt i tille eshte pohuar nga perfaqesuesit e biznesit italian, gjate nje takimi qe ata zhvilluan dje me zv.ministrin e Ekonomise, Eno Bozdo. "Pas trazirave te fundit ne tregjet tona tradicionale (Tunizi, Egjipt etj.), investimet italiane kane hasur ne veshtiresi, duke pare si alternativen me te mire, shtetin e saj fqinj, Shqiperine", - eshte shprehur saktesisht gjate ketij takimi, Presidenti i Nderit te Konfindustrias ne Itali, Giovanni Firera. Duke shtuar se Shqiperia shihet me nje sy te tille prej biznesmeneve italiane, edhe per shkak te pozicionit te saj gjeografik. E duke nderthurur keto dy elemente shume te rendesishme per sipermarrjen private si te tille, Firera tha se vendi yne shihet si mjaft terheqes per investime nga pala italiane. Mes te tjerash, ai nuk la pa permendur edhe faktin se Shqiperia tregon nje mikpritje e miqesi te vecante ndaj Italise, faktor i cili u shtohet atyre qe i bindin sipermarresit italiane te ndermarrin nismen per te investuar ne vendin tone. Lidhur me nje fakt te tille, Firera u shpreh se rreth 30 biznese nga Sicilia dhe rajoni i Piemontes kane shfaqur interesin per te investuar ne Shqiperi. Konkretisht, sipas tij, behet fjale per investime qe ata parashikojne te ndermarrin ne fusha te tilla si ndertimi, energjia e rinovueshme, bujqesia apo edhe ne ate farmaceutike. Nga ana e tij, zv.ministri i Ekonomise, Eno Bozdo, u shpreh se te tilla sipermarrje nga vendi fqinj, drejt vendit tone, jane te mirepritura. Duke shprehur kenaqesine qe pala italiane shfaq interesat per te prekur pothuajse te gjitha fushat mbi investimet ne ekonomi, ai permendi gjithashtu edhe faktin se te tilla sipermarrje gezojne mbeshtetjen e pales shqiptare dhe qeverise sone ne vecanti. Ne teresi, sipas tij, "reformat qe ka marre qeveria shqiptare ne drejtim te klimes se biznesit, ne drejtim te thithjes se investitoreve te huaj, por gjithashtu edhe reformat e tjera qe kane te bejne me strukturen e ekonomise shqiptare jane pikerisht ato te duhurat per afrimin e Shqiperise drejt Bashkimit Europian". "Edhe reformat e ndermarra ne reformimin e ekonomise, reforma e quajtur strukturale, por edhe ajo e fiskalitetit, kane mundesuar qe ekonomia shqiptare ta perballoje me sukses te plote krizen ekonomike mbareboterore, si dhe te beje te mundur arritjen e shifrave rekord, fale edhe kontributit te investitoreve italiane", - beri me dije Bozdo. Duke shtuar se "Shqiperia ofron shume mundesi apo potenciale te jashtezakonshme per te investuar ne sektorin e naftes, gazit, turizmit, farmaceutikes etj". Kjo, sipas zv.ministrit shqiptar te Ekonomise, jo vetem per shkak te fleksibilitetit te tregut te saj te punes, jo vetem per hir te regjimit fiskal nder me te uletit sot ne bote, por gjithashtu per te gjithe llojet e infrastrukturave te prekshme qe qeveria shqiptare ofron ne ndihme te investitoreve vendas e te huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›