E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Zgjidhja e ceshtjes came, nje borxh i historise qe duhet kthyer

Deputeti socialist, Shpetim Idrizi, qe nga podiumi i Kuvendit te Shqiperise, dje ka ngritur zerin ne favor te zgjidhjes se ceshtjes came. Ne pervjetorin e gjenocidit grek mbi popullsine came, Idrizi ka kerkuar nje ndergjegjesim nga Kuvendi. “Kam dale sot para jush si deputet i ketij Kuvendi te nderuar, si qytetar - pjese e komunitetit krenar dhe te lidhur pandashem nga njeri-tjetri, atij cam. E bej kete deklarim sot, ashtu si edhe dy vjet dhe nje vit me pare kur une dola perpara jush, per te kujtuar daten 27 qershor, nje date qe eshte caktuar nga Parlamenti shqiptar si dite e nderimit dhe perkujtimit te viktimave te gjenocidit ndaj cameve, por gjithashtu e ribej kete deklarim sot edhe me bindjen se vec nje ndergjegjesimi me te madh, vec solidaritetit njerezor te qytetareve, asgje nuk ka ardhur ne zgjidhjen e problemeve te ketij komuniteti martir, qe prej 60 e ca vitesh jeton larg shtepive dhe trojeve te tij”, ka qene deklarata e djeshme e Idrizit ne Kuvend. Ai ka nenvizuar se ky komunitet jeton i privuar nga e drejta e prones, identitetit, por edhe e varreve te te pareve. “Sot, perpara jush, do te doja te beja nje homazh per mijera shqiptare te Camerise, qe 64 vjet me pare u vrane thjesht dhe vetem pse ishin shqiptare”, tha Idrizi. Nderkohe qe, deputeti socialist nuk ka munguar te beje nje historik te tere masakrave greke mbi popullsine came. “Si anetar i nje partie politike, qe ka bere shume per forcimin e ketyre marredhenieve, mendoj se kam te drejte megjithate te kerkoj qe, keto marredhenie te vendosen perfundimisht mbi baza dinjiteti. Komshinjte kane te drejte t’i marrin borxhe njeri-tjetrit, ata mund te kene dhe histori konflikti me njeri- tjetrin, por sot duhet te jene ne paqe dhe duhet t’i shlyejne borxhet e historise, nese nuk i falin me marreveshje. Shqiperia e sotme nuk eshte Shqiperia e dale nga konflikti civil i 1997, por nje vend qe pritet te marre ftesen per NATO”, ka deklaruar dje Idrizi. Sipas tij, “pretendimet per gjoja helmim te marredhenieve, nepermjet ngritjes se kesaj ceshtjeje, i kane te gjithe ata, qe duan te na kompleksojne; te gjithe ata, qe ngrene gjoja shqetesimin se Greqia do te reagoje, duke perzene emigrantet, te cilet mbajne ne kembe ekonomine shqiptare. Une nuk e besoj kete perralle. Ka kaluar koha e perzenieve masive. Greqia e sotme nuk eshte Greqia e djeshme, por dhe ekonomite tona jane aq shume te ndervarura nga njeri-tjetri, sa nje veprim i tille as qe mund te mendohet”.

Ai ka bere thirrje qe shqiptaret te flasin dhe te mos heshtin per nje ceshtje kaq madhore si kjo, aq me shume pse per kete ceshtje flasin te tjeret, madje dhe greket. Duhet ta bejme kete qe tani, duke e konsideruar si nje ceshtje te shtruar per zgjidhje. ”Une nuk propozoj te procedojme Greqine per gjenocid ne Hage. Por, ne kemi te drejte te kerkojme ndjesen e Greqise per kete veper gjenocidale dhe pastrimi etnik”, tha Idrizi, per te cilin zgjidhja e ceshtjes came eshte ne te mire te marredhenieve shqiptaro-greke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›