Milo: Himara ka Identitet shqiptar, lereni Bollanon
Kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” eshte shprehur se Himara ka identitet shqiptar. Ne te njejten kohe ai ka nenvizuar se njerez te rendomte dhe kalimtare nuk mund te kthejne prapa historine. Njeheresh, Milo nuk ka munguar te shprehet edhe ne lidhje me Kodin zgjedhor, si dhe me marredheniet e te majteve, ne funksion te nje rezultati pozitiv ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009.
Ka pasur perplasje ne Himare, kryetari i Bashkise se Himares, Bollano eshte ne proces gjyqesor per shkak te shkuljes se tabelave shqip? Komenti juaj?
Kam patur rastin ti pergjigjem ketyre pyetjeve jo se jam nga ai vend, Palasa e Himares, por u jam pergjigjur e do i pergjigjem sepse Himara eshte jo vetem nje vend i bukur, i begate me burra dhe gra te mencura, por se ka dhe nje histori te lavdishme e identitet shume te spikatur qe une kam dashur e dua ta evidentoj si nje vlere te madhe kombetare. Kjo krahine ne kohen kur te tjeret perulnin kurrizet ndaj pushtuesve dhe perpiqeshin tu sherbenin atyre per te pasur ndonje privilegj, e mbante koken lart e pushken ngrehur, e kete e dine te gjithe shqiptaret por dhe shumica e kancelarive evropiane te kohes. Qe kane qene deshmitare te drejtperdrejte te ngjarjeve historike himarjote. Une dua qe dhe sot ata te jene krenare per shtepine e tyre, vendlindjen e jane besnik te identitetit te tyre si nje identitet lokal, specifik ne kuadrin e identitetit te padiskutueshem shqiptar. Individet e rendomte te historise nuk mund ta kthejne kurre kursin e historise. Ata vec njollosin emrin e tyre sepse mbrapa jetes se tyre nuk mbetet gje tjeter vecse nje kujtim i vaket i njerezve kalimtare te kesaj bote. Mire eshte qe persa kohe jemi te gjalle, te leme nje veper qe na kujton neser si kontributore te vendit dhe se ardhmes se tij. Kjo eshte dhe deviza ime jo vetem si himarjot por edhe si politikan.
Eshte miratuar sistemi zgjedhor proporcional rajonal, nderkohe qe pritet te implementohet ne Kodin Zgjedhor. Mendoni qe duhet te gjendet nje rruge me e bute qe mos penalizohen ne Kod partite e vogla nepermjet pragut. Dhe a sjell perjashtim nga koalicioni nje sistem i tille?
Pyetja juaj me detyron te bej disa komente ndoshta ne mungese te informacioneve, prej te cilave jemi te privuar per shkak te punes se mbyllur ne kulisa qe behet dhe per hartimin e Kodit Zgjedhor. Nuk ka asnje konsultim midis aktoreve politike parlamentare, nuk funksionon Komisioni Parlamentar per Reformen Zgjedhore, qe u ngrit me kaq shume zhurme e demagogji. Nuk ka debat publik per Kodin. Per rrjedhoje ne jemi te detyruar qe te presim ose te reagojme ne momentin kur dy parti qe mesa duket kane gjetur gjuhen e perbashket per shume gjera deri tani, po perpiqen ta gjejne kete gjuhe dhe per Kodin e ardhshem Zgjedhor. Kjo eshte nje praktike e njohur ne Shqiperi, se te gjitha kodet jane bere ne bashkepunim te ngushte mes PD-PS. Por nuk ka shans per te bere nje Kod Zgjedhor perfundimisht te dobishem per te gjithe, per te garantuar nje gare te ndershme elektorale qe do te prodhonte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Baza per te hartuar nje Kod Zgjedhor qe ne fillim eshte e njeanshme. Ne jemi ne nje proces reflektimi, vleresimi te mundesive te forcave tona, elektoratit dhe ne momentin e duhur do te marrim vendimin me te mire ne favor te interesave te partise sone. Por kjo do te ndodhe pas miratimit te Kodit Zgjedhor. Pasi te kemi te gjitha elementet e duhura per te gjykuar e percaktuar taktiken tone elektorale.
Mendoni se duke hyre vetem, s’eshte e garantuar fitorja e opozites perballe Berishes?
Une nuk uroj qe opozita te humbase zgjedhjet e ardhshme parlamentare se nga kjo jemi te gjithe te humbur. Ajo cka uroj eshte qe te fitoje e majta, opozita. Por kjo fitore do te vije ne rast se do te kete reflektim serioz dhe bashkepunim aq sa mund te kete tani ne kete faze ne te cilen ndodhemi. Ka ende shpresa, ende shanse dhe mundesi per te gjetur mekanizma te pranueshem per te gjithe per te shkuar bashke ne zgjedhje dhe per ti fituar ato. Kete e them jo duke u nisur nga fakti se po i lutem ndonjerit qe te cedoje e ti jape ndonje lemoshe Demokracise Sociale. Absolutisht jo. Te gjithe te jene te sigurt se Demokracia Sociale, pas 2009-es do te jete perseri e pranishme ne Parlament. Se ne c’menyre, se ne c’forme se me ke grup partner, kete do e vendosim ne te ardhmen.
Se fundi, marredheniet me Meten dhe Nanon, jane si me Ramen, apo ndryshe?
Me zotin Nano nuk kam asnje lloj komunikimi prej vitesh. Jo sigurisht per fajin tim. Eshte e drejta e gjithsecilit qe te perzgjedhe partneret politike, por dhe miqte brenda dhe jashte politikes, ne perputhje me standardet, kriteret, interesat dhe shijet. Persa kohe qe ato nuk na perputhen eshte fare normale qe gjithsecili qendron ne punen e vet duke ruajten etiken minimale ne vleresimin reciprok. Me zotin Meta kam marredhenie te tjera qe vijne nga nje njohje e gjate dhe bashkepunim serioz e konstruktiv ne politike. Eshte nje pervoje pozitive dhe ka nje besim reciprok te njeri tjetri qe vjen nga fakti se kemi nje pervoje pozitive bashkepunimi. Po vjen dhe per faktin se kemi pasur eksperienca ne marredhenie me te tretet, qe pothuajse kane qene identike. Dhe nje arsye tjeter me shume eshte se ka pasur dhe ka luajalitet ne marredheniet midis nesh qe, cfare kemi e themi hapur dhe ne sy dhe nuk perpiqemi te ndertojme marredhenie sic ka me disa te tjere, me standarde te dyfishta: njera per publik dhe tjetra ne kulisa. Njera neper tryeze dhe tjetra per kafene. Kjo eshte e perjashtuar ne marredheniet midis nesh, te pakten deri tani. Sigurisht askush nuk eshte i perkryer. Gjithsecili ka nevoje te mesoje nga tjetri, nga mosha e pervoja. Askush nuk eshte i imunizuar nga gabimet, dhe une nuk besoj se Meta pretendon se eshte i pagabueshem. Askush s’mund te thote se nuk ka c’te mesoje nga te tjeret, pavaresisht nga madhesia e forces politike.